Një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge, arrestohet në afërsi të Kosturit. Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu gjet në makinë një sasi prej 54,4 kg kanabis. Në përpjekje për t’i shpëtuar patrullës së policisë, 47-vjeçari përplasi mjetin e tij me dy makina të policisë.
Pas verifikimeve rezultoi se në maj 2017 ai kishte dalë me leje nga burgu i Patras dhe nuk ishte kthyer më. Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe një shqiptar tjetër, i moshës 43 vjeç, i cili ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Identiteti i 43-vjeçarit gjithashtu nuk është bërë ende i ditur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/