Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BISLIM AHMETAJ/ Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem?!

10/03/2018
BISLIM AHMETAJ/ Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem?!
Share on FacebookShare on Whatsapp
Bislim Ahmetaj

Sot (dje) Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e policisë së pushtetit, (e theksoj të pushtetit sepse e tillë ishte dhe ashtu mbeti policia e shtetit edhe pas gati 20 vitesh të mungesës së tij fizike) Ai, Azemi, do të festonte 55-vjetorin e lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë mëdyshje edhe me kundërshtarët e tij politikë që do të klasifikoheshin prej tij tek miqtë dhe bashkëpunëtorët. Sepse I tillë ishte Azemi për ata që e njohën nga afër, për ata me të cilët punoj e bashkëpunoj në ato pak vite të angazhimit të tij politik, për ata që e njohën qysh në fëmijërinë e tij dhe deri sa u nda nga jeta e të përkohshme për t’ju bashkuar atyre që nuk harrohen kurrë.

Unë i përkas atij grupi që e njoh Azemin si njëri të familjes, si një djalosh që s’di të ndalet, si njëri të angazhuar, si lider, si Atdhetar, si politikanë, si bashkëpunëtorë, si njëri të pazakonshëm, si hero. Që vetëm plumbat e një ideologjie patologjike që s’ngopet me armiq mund ta ndalnin. Dhe fatkeqësisht kjo ideologji e zezë që solli vetëm errësirë dhe e kuqe sepse në themel të dhunës dhe pushtetit vuri gjakun e njerëzve më të shquar të Kombit shqiptarë, ja doli ta heshtë zërin e atij që sot do të ishte 55 vjeç, zërin dhe frymën e atij që mundi ti mundë, mundi ti nënshtrojë “baballarët” e kuq. Ata nuk ja falën, ata e vranë, ata e pushkatuan në derë të partisë që e kishte themeluar në Dhjetor të 90-s, mu në qendër të Tiranës, bash në zemër të Atdheut.

Po dilema ime në këtë 55 vjetor të ditë-lindjes së tij është sa njerëzore, aq edhe absurde: Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem?

Vendi ku ngrihej Memoriali që ngritën qytetarët e Tiranës ku ti mbete i përjetshëm është denatyruar dhe ndryshuar aq sa nuk kujton asgjë nga kujtimi yt dhe i Besimit, kështu që ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu të Dhjetorit 90 dhe ata të viteve tua politike do të dukeshim si kukulla kineze në atë shesh ku lulëzon biznesi I njerëzve të drogës, krimit dhe politikës.

Aty ku ishte Selia e PD-së dhe zyra juaj kanë mbetur veçse disa gjurme turpi,aty tani janë zyrat e dhuruara nga kundërshtarët (tuaj-tanët) politikë një partie mushkë që lindi egoizmi dhe rivaliteti brenda forcës politike që ti themelove në 90-tën.

Te Selia e re ku është strehuar partia që ti themelove përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuetojnë kafen e cila është pronë e një trashëgimtari të Toptanvë, siç ishte edhe kafja para selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të 98-s s’të njeh askush. Ka prej atyre që mendojnë që ti, AZEM HAJDARI je prodhim marketing, pra je thjeshtë një legjendë e cila mund të përdoret për të sjellë një grusht vota që për hirë të së vërtetës janë ba si uji i paktë.

Do më shkonte mendja që 55-vjetorin tënd si themelues I pluralizmit politik ta festonim në Parlamentin e Shqipërisë por më vjen marre ta pranoj që parlamenti I sotshëm, por edhe ai I kaluari më shumë I ngjanë një ferme qensh se një kuvendi ku zgjidhen hallet dhe problemet e bashkëvendasve tanë.

Me vjen keq dhe jam I trishtuar se nuk e di ku mund ta festojmë 55 vjetorin tënd o Azem Hajdari , veç po I lutem Dervish Luzhës që ti e besove dhe e madhështove në të gjallë, por edhe të madhit Zot që ishte I vetmi që ti ju përule që shpirti yt të gjej paqe në parajsë, festoje këtë 55 vjetor me shpirtrat e lirë që ke afër, na I le ne hallet e tokës.

Urime 55 vjetorin, unë po e ngrej me fund një gotë verë për shpirtin tënd të lirë.

Tiranë më, 9 Mars 2018

Tags: Azem hajdaribislim ahmetajditelindja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.