Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ “Kokaina bllokuar në Durrës ka mbetur jetime, qeveria nuk kap dot vëllanë e kryeministrit”

09/03/2018
VIDEO/ “Kokaina bllokuar në Durrës ka mbetur jetime, qeveria nuk kap dot vëllanë e kryeministrit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“613 kilogramë kokainë ka mbetur jetime, sepse qeveria nuk kap dot pronarët e vërtetë, vëllanë e kryeministrit”.

Kështu ka deklaruar sot nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PD-së, Flamur Noka

Sipas Nokës, “Për Ulsi Manjën dhe zëdhënësit e qeverisë së kokainës përgjigja është se turp kombëtar është të shndërrosh atdheun në parajsën e drogës dhe të krimit”.

Deklarata e plotë nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka 

Sasia më e madhe e drogës së fortë, e kapur ndonjëherë në Shqipëri, 613 kilogramë kokainë e pastër, ka përfunduar deri tani  jetime dhe, fatkeqësisht, deri ne fund te procesit, do të rezultojë jetime. Kjo tregon  qartë se ajo ka ardhur në Shqipëri me garanci dhe ka mburojë të fortë  politike.

Në duart e drejtësisë si në rastin e Xibrakës, janë  vetëm shoferi i kamionit dhe pritësi i ngarkesës me banane, sepse pronarët e vërtetë nuk zbulohen e nuk kapen dot, pasi për ta  u kujdes vetë qeveria, sepse qeveria nuk kap dot kupolën, nuk kap dot familjen kryeministrore, nuk kap dot vëllanë e Edi Ramës.

Policia shqiptare, Ministri Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama, vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari, përse pronari në letra Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria një ditë përpara se policia të ndërhynte për bllokimin e kokainës, e cila mbahej prej 9 ditësh në Portin e Durrësit.

Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari se pse dhe nga kush u dekonspirua operacioni, si pasojë e të cilit sot droga e kapur nuk ka pronar.

Çfarë frike ka Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta quajtur operacion super të suksesshëm të policisë  një operacion plotësisht të tradhtuar?!

Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se pse gënjeu dhe kush e shtrëngoi të bënte gjithcka për të fshehur faktin që droga u sinjalizua dhe u ndoq deri në destinacion nga DEA dhe Marina kolumbiane.

Edi Rama hesht dhe nuk tregon a ka lidhje me kokainën kolumbiane i vëllai i tij, Olsi Rama, dhe lan duart me shkarkimin e  drejtorit të Portit të Durrësit më 24 shkurt, 5 ditë pas mbërritjes në port të kokainës.

Nga destinacioni – Shqipëri, sasia e kokainës- 613 kilogramë  dhe vlerës së deklaruar – 180 milionë euro, do të thotë se kokaina ishte e pastër, rreth 300 mijë euro 1 kilogram. Çka do të thotë se Edi Rama duhet të tregojë ku është laboratori që do të përgatitej kokaina për tregun europian dhe kush fshihet edhe pas laboratorit.

Përfitoj nga rasti t’i them Ulsi Manjës dhe çdo zëdhënësi të qeverisë së kokainës se turp kombëtar është të shndërrosh atdheun në parajsën e drogës dhe të krimit.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156118019694909/

Tags: 613 kgEdi RamaFlamur nokakokainaOlsi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.