EMRI & FOTO/ Zyrtarizohet vendimi, ndërpritet Vetting-u për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

EMRI & FOTO/ Zyrtarizohet vendimi, ndërpritet Vetting-u për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

261
0
Shares

Komisioni  i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ndërpret rivlerësimin për Adriatik Llallën. KPK, zbardh vendimin për ish-kryeprokurorin, i cili është njohur edhe zyrtarisht me këtë vendim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Roland Ilia si kryesues dhe Pamela Qirko e Olsi Komici si anëtarë, “Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12. 02. 2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërprerja është bërë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila parashikon që Vetting-u nuk vazhdon nëse prokurori  jep dorëheqjen. Jo vetëm kaq por pas këtij vendimi Adriatik Llalla humbet ët drejtën për tu emëruar si prokuror apo gjyqtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY