Doni të armatoseni, ja si të aplikoni për një armë

Doni të armatoseni, ja si të aplikoni për një armë

927
0
Shares

Procedurat, dokumentacioni si dhe afatet për pajisjen me autorizim për mbajtjen e armëve kanë pësuar një sërë ndryshimesh. Sipas udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të botuar në “Fletoren Zyrtare”, afati i lëshimit të autorizimit për blerje arme zjarri është 90 ditë nga dita e aplikimit.
Sa i takon afatit të lëshimit të autorizimit për blerje arme gjahu/të ftohta, është përcaktuar një afat kohor prej 30 ditësh nga dita e aplikimit. Lidhur me autorizimin për mbajtje arme zjarri, gjahu/të ftohtë, udhëzimi parashikon një afat prej 15 ditësh nga dorëzimi i dokumenteve të blerjes së armës.
Në rastin kur një shtetas i cili është i pajisur me një autorizim për mbajtje armë gjahu dhe kërkon të blejë një armë gjahu tjetër, udhëzimi parashikon paraqitjen e dokumenteve të përcaktuara në pikën 13 të tij në njësinë vendore të policisë, duke përjashtuar dëshminë për aftësimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës.

Sipas Scan.TV, sa i takon shtetasve të punësuar në struktura shtetërore të armatosura, të cilët kanë të drejtë të mbajnë armë, në rastet ku ata kërkojnë të pajisen me autorizimin për blerje të armëve të kategorive “B1”, “C” dhe “D3’, duhet që të dorëzojnë në zyrat e shërbimit të qytetarëve dokumentet të cilat përfshijnë:
a) fotokopje të letërnjoftimit;
b) vërtetimin nga institucioni ku ai kryen detyrën;
c) formular aplikimi dhe vetëdeklarimi për autorizim;
d) 2 fotografi
e) mandat pagesën e tarifës.

Po ashtu, në udhëzim përfshihen edhe disa ndryshime mbi subjektin e licencuar për poligon qitjeje, të cilit i lejohet të mbajë:
a) armë të shkurtër të kalibrit 5.5 mm deri në 9 mm, kategoria B1;
b) armë të gjatë kalibri 5.5 mm deri në 9 mm me vjaska, kategoria B4;
c) armë të gjatë pa vjaska, kategoria B4;
ç) armë pneumatike deri në 7.5 J, me saçma;
d) subjekti i licencuar për poligon qitje e blen municionin me licencë, ndërsa federata sportive me autorizim të policisë vendore;
e) municioni për poligonet dhe federatat e sporteve të jetë pa kufizim dhe sipas kapacitetit të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave

Ndërsa, për subjektet të cilat plotësojnë kriteret ligjore, udhëzimi parashikon lejen për mbajtje arme gjahu dhe sportive, sipas disa përcaktimeve:
a) shtetasit pajisen me armë gjahu pa vjaska dhe armë të ftohta, me autorizim të lëshuar nga policia vendore;
b) federata e qitjes sportive pajiset me armë të kategorisë “C”, me autorizim të lëshuar nga policia vendore;
c) armët pneumatike me ajër me saçma, me energji nën 7.5 J dhe armët e zjarrit për sinjalizim me dritë dhe ato me zë, blihen dhe mbahen nga personat fizikë dhe juridikë pa autorizim, me detyrimin për t’i regjistruar në komisariatin e policisë, brenda 5 ditëve nga data e blerjes.”

Ndërkohë, ndryshime janë bërë edhe në “Formatin e regjistrit për armët për subjektin e licencuar për veprimtari me armët”. Kështu, personi fizik i cili ka në pronësi një armë gjahu të kategorisë “C”, lejohet t’ia shesë një shtetasi të huaj, me autorizim të veçantë të lëshuar nga drejtoria vendore e policisë. Sa i takon formatit për autorizimin e shitjes së armës, vijon si më poshtë:
b) Shtetasi i huaj paraqet dokumentin e përkthyer dhe të noterizuar, që e autorizon të blejë armë.
c) Personat fizikë që bëjnë shitjen e armës, paraqesin në organin përgjegjës të policisë vendore aktin noterial dhe armën e gjahut fizikisht për veprimet e heqjes së armës nga regjistri.
d) Shtetasi i huaj që ka blerë armën e gjahut paraqet në pikën e kalimit kufitar autorizimin e lëshuar nga policia vendore dhe dokumentet shoqëruese.
e) Veprimet për ndryshimin e pronësisë së armës kryhen në zyrat noteriale.”

Për zbatimin e këtij udhëzimi, ngarkohet Policia e Shtetit, subjektet fizike dhe juridike që kryejnë veprimtari të lejuara me armët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY