Gazetari zbulon të fshehtat e kontenierit me 613 kg kokainë

Gazetari zbulon të fshehtat e kontenierit me 613 kg kokainë

179
0
Shares

Gazetari Artur Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News ka zbuluar të vërtetën të sipas tij të kontenjerit me banane ku u kapën 613 kg drogë, duke theksuar se autoritetet italiane kanë njoftuar autoritetet shqiptare për drogën.

Ai shprehet se autoritetet shqiptare nuk e kanë zhvilluar të vetëm aksionin.

Artur Çani: Ka një histori të veçantë ky kontenier që ka vënë në alarm DEA-n që në fillim. Në një port të Kolumbisë ka një shoqëri shumë të madhe dhe të organizuar që quhet “Bana Kol”. Ajo merr të gjithë kontenierët, që janë në pronësi të shoqërive të transportit botëror një prej të cilëve është edhe CMA-ja. Në 2 janar 2018, mbërrin ky kontenjer dhe i thotë se ka ca defekte ky kontenier dhe duhet riparuar. Pasi merr OK-në e fut në magazinat e veta.

Më datë 12 janar, shkon për ngarkim për banane. Ky riparim vuri në alarm agjencitë inteligjente. Më 13 janar niset nga porti në drejtim të Livornos. Pasi mbërrin më 27 janar në Livorno, më 29 janar njoftohet që ky kontenjer do të shkarkohet i gjithi.

Më datë 2 shkurt, në një proceverbal, janë 7 policë të Guardia di Finanza dhe dy të doganave italiane.

Më datë 8 shkurt niset për në Maltë dhe më 17 shkurt niset nga Malta për në Durrës. Më 27 shkurt është zhdoganuar pasi janë paguar të gjitha detyrimet.

Në qoftë se Guardia di Finanza nuk do të kishin zbuluar asgjë do të ishin të arrestuar në Itali. Pasi u shkarkua malli u pa se ishte hapur shasia sepse ishte ngjitur me silikon. U desh 6 orë për ta hapur.

Italianët kanë dashur të dinë se ku shkon kjo drogë. Ata kanë njoftuar shefin e hetimit doganor në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY