Kush është “Clan del Golfo”, organizata e tmerrshme e Kolumbisë që furnizon...

Kush është “Clan del Golfo”, organizata e tmerrshme e Kolumbisë që furnizon shqiptarët

353
0
Shares

“Kokaina e konfiskuar i përkiste një grupi të strukturuar narkotrafiku të lidhur me Grupin e Strukturuar të Armatosur të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte të Europës ku ata dërgojnë ngarkesa droge”, do të shprehej Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, lidhur me sasinë rekord të kokainës të zbuluar javën e kaluar në Portin e Durrësit.

Por ndonëse për këtë sasi të të madhe droge, pas hekurave qëndrojnë vetëm shoferi dhe menaxheri i firmës “Arbri Garden”, ajo që rikthehet edhe një herë në vëmendje, është shtrirja e mafias shqiptare dhe bashkëpunimi me një nga organizatat më famëkeqe në botë. “Clan del Golfo” është organizata kriminale më e madhe në Kolumbi, dhe sipas autoriteteve atje, kjo organizatë ka 3.000 anëtarë.

Rezultate imazhesh për Clan de Golfo

Ndërkohë që nga këta, rreth 1200 anëtarë janë në nivel drejtuesish që koordinojnë kultivimin dhe trafikimin e kokainës në pjesën më të madhe të territorit kolumbian. Ndërkohë që si lider i organizatës “Clan del Golfo” është i njohur Dario Antonio Usuga.

Si lindi “Clan de Golfo” dhe përse sot është shndërruar në organizatën më të madhe kriminale në Kolumbi?

“Clan del Golfo”, i quajtur më parë edhe “Los Urabeños” është një grup kolumbian,paramilitar i trafikimit të drogës. “Los Urabeños” e kanë marrë emrin e tyre nga Urabá, një rajon veriperëndimor i Kolumbisë pranë kufirit panamez, i çmuar shumë nga trafikantët e drogës pasi ofron qasje në brigjet e Karaibeve dhe Paqësorit nga porti i Antioquia dhe Chocó. Grupi gjithashtu i referohet vetes si Forcat Vet-Mbrojtëse Gaintaniste të Kolumbisë (Autodefensas Gaitanistas de Colombia – AGC) dhe quhen “Clan del Golfo” nga qeveria kolumbiane.

Rezultate imazhesh për Clan de Golfo

Origjina e Urabeños ose “Clan de Golfo”, mund të gjurmohet tek kryekomandanti paramilitar Vicente Castaño, i cili në vitin 2006 u shkëput nga procesi i demobilizimit të Forcave të Bashkuara të Mbrojtjes së Vetë-Mbrojtjes të Kolumbisë (Autodefensas Unidas de Colombia – AUC) dhe riarmatosi një njësi paraushtarake nën udhëheqjen e dy prej nënkryetarëve të tij: ish-komandanti i bllokut të AIA-s Ever Veloza Garcia, alias “HH” dhe Daniel Rendón Herrera, alias “Don Mario”, ish shefi i financave të një prej grupimeve më të pasura paramilitare, Blloku i Centauros.

Gupi kriminal janë kryesisht të përkushtuar ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës. Anëtarët e grupit udhëheqës janë vetë trafikantë ndërkombëtarë që menaxhojnë rrugët e tyre. Megjithatë, rrjeti në tërësi është më shumë një ofrues shërbimi për trafikantët e pavarur të drogës. Grupi kontrollon territoret dhe rregullon ose drejton tregun bazë të kokainës, shoqëron dërgesat përgjatë korridoreve të trafikimit ndërkombëtar, siguron qasje ose mbrojtje për laboratorët e përpunimit dhe siguron shërbime magazinimi dhe dërgimi në rajonet bregdetare dhe kufitare.

Modeli i rrjetit kërkon që qelizat lokale të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshme. Si rezultat, këto grupe janë zgjeruar në minierat e paligjshme, zhvatjen dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe ata drejtojnë ose marrin një pjesë të fitimeve nga aktivitetet e tjera kriminale që ndodhin në territoret e tyre.

Në maj të 2013 Departamenti i Thesarit në SHBA e vendosi ‘Clan del Golfo’ në listën e organizatave të narkotrafikut ndërkombëtar.

Në të kaluarën, kanë qenë të shpeshta përpjekjet e forcave ushtarake dhe autoriteteve kolumbiane për ta luftuar këtë grup kriminal, por pa sukses.

Rezultate imazhesh për Clan de Golfo

Konkretisht:

Në 1 janar 2011 themeluesi i grupit Juan de Dios Usuga u vra nga forcat e armatosura kolumbiane gjatë një aksioni. Për të iu kundërpërgjigjur kësaj, “Clan del Golfo” shpalli nisi një seri sulmesht të dhunshme ndaj forcave të policisë dhe me shpërndarjen e fletushkave ku theksonin kontrollin e tyre ndaj territorit, duke shkaktuar një mbyllje e veprimtarive tregtare dhe të pezullimit të transporteve publike për 48 orë. Gjithashtu banda sinjalizoi synimin e tyre për t’u përgjigjur në mënyrë agresive ndaj vdekjes së liderit të tyre, kur ofruan publikisht një shpërblim prej  1,000 dollarë për secilin polic të vrarë në Antioquia, një strategji kjo e përdorur më përpara nga Pablo Escobar.

Mes fundit të 2014-s dhe fillimit të 2015-s janë arrestuar disa liderë të Clan del Golfo-s, në kuadër të një operacioni të qeverisë kolumbiane me qëllim dobësimin dhe mposhtjen përfundimtare të organizatës.

Më 1 shtator 2017, komandanti i dytë i “Clan de Golfo” alias “Gavilán” u vra. Tre udhëheqësit e mbetur janë ende të lirë alias “Otoniel”, Carlos Moreno ose alias “Nicolás” si dhe Aristides Meza alias “El Indio”.

Megjithatë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh me udhëheqjen, qelizat Urabeños në terren nuk do të zhduken. Ata do të vazhdojnë të kontrollojnë territoret kyçe strategjike kriminale, duke u ofruar shërbime trafikantëve të drogës dhe elitave të tjera kriminale dhe drejtimin e aktiviteteve të tyre të lokalizuara kriminale. Madje duke u siguruar që ngarkesa e tyre me kokainë, të mbërrijë në destinacion, pavarësisht kontrolleve në portet ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY