Kokaina prej 613 kg, agjentët e DEA në Durrës, ja qëllimi i...

Kokaina prej 613 kg, agjentët e DEA në Durrës, ja qëllimi i mbërritjes

161
0
Shares

Katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në portin e Durrësit ku më 27 shkurt u sekuestrua ngarkesa me 613 kg kokainë.

Mësohet se agjentët specialë kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të Agjencive në Portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.

Qendra e antidroges amerikane që mbulon rajonin e Ballkanit është me zyrë në Athinë.

Të pajisur me pasaportë diplomatike ata kanë hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës

Për ngarkesën me 613 kg kokainë e cila ishte fshehur në dopio dysheme në kontenierin me banane e cila kishte mbërritur në portin e Durrësit më 19 shkurt është shpallur në kërkim pronari i “Arbri Garden” në magazinat e të cilës u kontrollua dhe zbulua ngarkesa me kokainë. Ndërsa janë arrestuar menaxheri dhe shoferi i kësaj kompanie.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi me 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Sot ndaj këtij vendimi është apeluar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY