PROFIL/Ky mund të jetë Kryeministri i ri i Italisë, vetëm 32 vjec

PROFIL/Ky mund të jetë Kryeministri i ri i Italisë, vetëm 32 vjec

207
0
Shares
Luigi Di Maio, in occasione della conferenza stampa "I say no to save Italy's future" indetta dal M5s sul referendum del 4 dicembre, Roma, 17 ottobre 2016. ANSA/ALESSANDRO DI MEO

“Lëvizja 5 Yjet” e Luigi di Maio rezulton si partia fituese në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Itali. Pavarësisht kësaj “Lëvizja 5 Yje” nuk ka numrat e nevojshme në Dhomën e Ulët dhe në Senatin italian për të krijuar qeverinë e vetme. Koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Forza Italia rezulton me numrin më të lartë të deputetëve, por edhe ky koalicion e ka të pamundur krijimin e qeverisë.

“Sot ka nisur Republika e Tretë dhe do të jetë një Republikë e qytetarëve”, deklaroi di Maio, ndërsa ‘Lëvizja 5 Yjet” rezulton partia më e votuar.

Ai foli për nisjen e bisedimeve për krijimin e një qeverie të drejtuar prej tij, por do të jetë Presidenti Mattarella që do të vendosë nëse Liga e Veriut, si partia e parë në koalicionin e drejtuar nga Forza Italia, apo “5 Yjet” do të marrin të drejtën që të formojnë qeverinë e re.

“Lëvizja 5 Yjet është e hapur për të diskutar me të gjitha forcat politike duke filluar diskutimet për presidentin e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. Sot për ne fillon Republika e Tretë, e cila do të jetë Republika e Italisë”, është shprehur ai.

Por kush është Luigi di Maio, 32 vjeçari që mund të drejtojë Italinë në postin e Kryeministrit?

Luigi Di Maio ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986. Është një politikan i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje dhe mban edhe detyrën e zëvëndëspresidentit të Dhomës së Deputetëve, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeç) që mban një detyrë të tillë.

Është më i madhi i tre vëllezërve. Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes, ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas diplomës në liceun klasik ai është regjistruar në universitet, ku fillimisht zgjodhi inxhinerinë informatike, të cilët do ta braktiste më pas për jurispruidencën.

Që nga viti 2007, ai është gazetar dhe publicist. Në vitin 2012 ka debutuar në kinema me dokumentarin “Tregtia” ku denoncohet situata e tregtarëve të vegjël.

Por ai ka punuar disa kohë si kamarier e ndihmës në stadium, për të vijuar më pas si ëebmaster (mirëmbajtës ëebi) e në fund me kandidimin për Lëvizjen 5 Yjet të drejtuar nga Beppe Grillo.

Në vitin 2010 kandidoi si këshiltar komunal po nuk fitoi.

Është beqar, pëlqen makinat (ka një Mini Cooper vintage) dhe e konsideron veten jo karizmatik dhe si të keq në futboll. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.

“5 Yjet” është një formacion politik i orientuar majtas, që u krijua 9 vite më parë nga komediani Beppe Grillo dhe që sot drejtohet nga Luigi di Maio.

Kjo lëvizje ngrihet kundër elitës së vjetër politike dhe premton një politikë sociale.

Ajo është skeptike ndaj BE dhe kritike ndaj pranimit të refugjatëve në Itali.

Sipas Luigi di Maio, shtetet e tjera në Europë duhet të dallojnë se rreziku i vërtetë vjen nga Le Pen dhe Alternativa për Gjermaninë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY