Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama habit, replikon edhe me ministrat e LSI-së nga “Facebook”

28/01/2017
Edi Rama habit, replikon edhe me ministrat e LSI-së nga “Facebook”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi rama, “i shquar” për replikat me qytetarë të ndryshëm në “Facebook”, ka tejkaluar të gjitha parashikimet dhe ka zgjedhur që edhe vartësve të tij në qeveri, ministrave, t’ju përgjigjet në rrjetet sociale.
Këtë “risi” kryeministri e ka demonstruar vetëm një ditë pasi ministri i Mjedisit, Lefer Koka shpërtheu në akuza ndaj PS-së e veçanërisht ndaj degës së Durrësit si dhe ndaj policisë së Shtetit për të cilën tha se ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit.
Në përgjigje të akuzave të ministrit të LSI-së në qeverinë e tij, Rama ka publikuar anketën e KE për indeksin e besimit te institucionet, e posaçërisht te Policia e Shtetit, ku sipas tij renditet si institucioni më i besuar.

Postimi i Edi Ramës në “Facebook”

tps“Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet”¬ shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me grafikun përkatës dhe shprehjet e njohura të tij, “Rilindje, Shqipëria e Gjeneratës Tjetër dhe Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

Lefter Koka: Policia e lidhur me krimin, kanabisi fenomen kombëtar


lefter-kokaLefter Koka tha gjatë një emisioni televiziv se rrezikohet destabiliteti në Durrës dhe zgjedhjet në veçanti. “PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të pa duhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në çdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin show. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur. Policia merr urdhra nga krimi në Durrës, që t’i hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, tha Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.