Historia e pabesueshme e agjentëve që luftuan në Shqipëri

Historia e pabesueshme e agjentëve që luftuan në Shqipëri

173
0
Shares

Nga Erald Kapri

Veprimtaria e oficerëve britanikë në Shqipëri gjatë luftës është një histori e rrallë. Të rinj, ambiciozë, guximtarë, ata njohën nga afër shqiptarët dhe ndikuan fort në zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri. Ngërthimi i Shqipërisë pas Perdes së Hekurt nuk u prit mirë nga një pjesë e tyre, të cilët edhe pas luftës e patën kontribut në denoncimin e diktaturës.

Në Shqipëri jetoi dhe punoi për një vit në Dukat të Vlorës Antoni Kuell (Anthony Quayle). Pas luftës, ai do të kthehej në një nga aktorët më të njohur të Hollivudit dhe shqiptarët e njohin kryesisht për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”. Kujtimet e tij mbi aventurën shqiptare janë ende të papërkthyera në shqip. Por, të botuara në vitin 1948, ku ai jepte edhe të dhëna dhe emra mbi aktivitetin në Dukat, u kthye në një persekutim të mja prej familjeve shqiptare që u përmendën në atë botim.

Alan Hare, ende pa mbushur 25 vjeç,luftoi dhe punoi 1 vit në Shqipëri, përkrah Brigadierit Dejvis. Në kushte të vështira, ai rrezikoi jetën disa herë dhe kujtonte që u detyrua të vriste mushkën për të ushqyer grupin e lu ëtarëve gjatë dimrit të egër 1943-1944. Alan Hare do kthehej në një drejtuesit më të njohur të shërbimeve sekrete britanike MI6 pas lufte. Në vitet ’60, ai do shkëputej prej tyre, për të nisur një karrierë si një ndër manaxherët më të njohur në botë në fushën e medias. Ai drejtoi për shumë vite gazetën “Financial Times”, “The Economist” dhe shtëpinë botuese nga më cilësore në botë, “Pearson Longman” Ltd.

Bill Tillman, eksploratori më i madh i shekullit të kaluar punoi dhe jetoi një vit në malet e jugut të Shqipërisë, kryesisht në fshatin Sheper të Gjirokastrës. Sot shkolla e fshatit mban emrin e tij. Majori Simkoks i atashuar në shtabin e Kryezinjve, luftoi bashkë me ta për çlirimin e Gjakovës nga gjermanët, ku dhe u plagos, por u arrestua nga partizanët bashkë me Said Kryeziun.

Xhulian Emëri (Lord Julian Amery) qëndroi për disa muaj në shtabin e Abaz Kupit në vitin 1944. Djalë i një familjeje aristrokrate dhe me traditë në politikë, ai do të bëhej një nga zërat më të spikatur të konservatorëve pas luftës. Do të zgjidhej shumë herë deputetët, u zgjodh ministër në kabinetet e konservatorëve, si dhe u martua me vajzën e kryeministrit britanik, Harold Makmilan.

I suksesshëm në politikë ishte edhe Billi Meklein (Meklein), i cili u zgjodh në Parlamentin e Britanisë disa herë.

Alan Palmer do të ishte tepër i suksesshëm në biznes, si pronar i një prej kompanive më të njohura të biskotave, themeluar nga gjyshi i tij. Palmer ishte i vetmi officer britanik që fitoi besimin e Enver Hoxhës.

Reginald Hibert do të ishte i njohur në politikën e jashtme, duke u emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Paris. Hibert ishte ndër të paktët që besonte se politika britanike ishte e drejtë gjatë lufës.

Disa prej tyre krijuan një lidhje të fortë me Shqipërinë, e në veçanti Dejvid Smajli. Ai, së bashku me Xhulian Emëri apo Alan Hare ishin organizatorët e stërvitjes së shqiptarëve në Maltë dhe që u parashutuan në Shqipëri pas vitit 1949 për të rrëzuar Hoxhën. Nuk ia dolën dot. Gjithnjë, Shqipëria për ta ishte një peng i madh, që bashkë e cilësonin si “Tradhtia e Madhe”, kjo për shkak se pjesë e kësaj loje ishte edhe spiuni më i madh i shekullit, Kim Filbi, që i ra për pjesë edhe Shqipërisë. Smajli, Emëri dhe Hare erdhën së bashku në vitin 1991 në Shqipëri, e më pas disa herë të tjera përgjatë viteve ‘90.

Smajli ishte ndër të parë që erdhi në Shqipëri sapo ra diktatura, dhe i pari që në vitin 1993 hapi një ekspozitë te “Piramida” me fotografi nga lufta në Shqipëri. Ditari dhe libri i tij janë një thesar i vërtetë. Bashkë me Emërin ndihmuan shumë shqiptarë të integroheshin në Britani pas viteve ‘90. Vdiq në vitin 2009.

Historia mes oficerëve britanikë është pak e ngjashme me përplasjen politike në Shqipëri. Në vitin 1994, në Shqipëri u vendos të inaugurohej memoriali për nder të 46 të rënëve britanikë në tokën shqiptare, te Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ku ndodhet ende sot. Në këtë ceremoni morën pjesë të gjithë o cerët britanikë që ishin ende gjallë, si Xhulian Emëri, Dejvid Smajli apo Alan Hare. Por u vu re se Reginald Hibert ndodhej vetëm në një cep të ceremonisë. Miqtë dhe kolegët e tij të luftës ende nuk dëshironin t’i flisnin atij. Sërish, edhe pse lufta kishte gjysmë shekulli që kishte përfunduar, oficerët britanikë nuk binin dakord për Shqipërinë.

Pjesë nga libri Sekretet e Luftës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY