Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Familja e Anxhelos në zi: Na iku djali, zysha e kishte nxjerrë jashtë se…

03/03/2018
Familja e Anxhelos në zi: Na iku djali, zysha e kishte nxjerrë jashtë se… / Familjarët e adoleshentit qe gjeti vdekjen i qelluar me thike nga nje 17-vjecar vetem pas sherrit per nje “pse me sheh”, dënojnë ashpër ngjarjen e rëndë ku humbi jetën djali i tyre.  Xhaxhai i viktimës, Frrok Gjokazaj, tha se për lajmin e rëndë ishin informuar nga të afërmit e tyre, të cilët e kishin parë në televizor.  “Nuk di çfarë të them. S’ka dhimbje më të madhe se kjo. Na iku djali në kulmin e moshës. Nuk di çfarë ka ndodhur. Dimë çfarë kemi dëgjuar nga televizori. Na thanë se Anxhelo është në spital, pasi ishte plagosur. Rendëm menjëherë në spital.  Nuk na lanë të futeshim ta shikonim djalin, pasi ishte futur në sallën e operacionit. Më pas na thanë mjekët se nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. E kishte goditur tri herë me thikë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën.  Jemi shumë të tronditur dhe njëkohësisht të pikëlluar. Nuk dimë çfarë të themi. Djali ishte i urtë dhe s’na kishte krijuar kurrë probleme. Kishte shkuar pak minuta me vonesë sot në shkollë dhe zysha e kishte nxjerrë përjashta.  Ai kishte ardhur në lagje dhe ishe konfliktuar me këtë personin, që unë as që e kam idenë se kush është. Asgjë nuk e zvogëlon dhimbjen tonë, por kërkojmë drejtësi. Autori duhet të marrë dënimin e merituar”, është shprehur xhaxhai i viktimës.  Kush eshte adoleshenti qe u vra me thike ne Durres   Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që shokoi Durrësin paraditen e sotme ku një adoleshent qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend një bashkëmoshatarin e tij.db38e84f-c5b3-4167-b203-8f276e5901d5Gazetari i Panorama Leonidha Musaj raporton se adoleshenti që humbi jetën quhet Anxhelo Gjokazaj dhe ka qenë nxënës në shkollën profesionale “Hysni Çela”, ndërsa 17 vjeçari Devi Lala i cili e qëlloi me thikë, nxënës në shkollën Naim Frashëri, shkollë kjo e ndodhur pranë shkollës profesionele.  Po ashtu mësohet se e ka qëlluar tre hetë më thikë në një shpatull dhe thika i ka prekur zemrën. Po ashtu autori e ka qëlluar edhe dy herë në bark, mësohet të kenë thënë mjekët.  E ndërsa familjarët e Gjokazajt janë informuar nga të afërmit  për ngjarjen dhe mësohet të kenë shkuar menjëherë në spital ku e kanë gjetur 16 vjeçarin në gjendje kritike për jetën.  “Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar. Nuk dimë çfarë të themi” ka qenë reagimi i familjarëve.  Që të dy adoleshentët janë banorë të Spitallës në Durrës.
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e adoleshentit që gjeti vdekjen i qëlluar me thikë nga një 17-vjeçar vetëm pas sherrit për një “pse me sheh”, dënojnë ashpër ngjarjen e rëndë ku humbi jetën djali i tyre. Xhaxhai i viktimës, Frrok Gjokazaj, tha se për lajmin e rëndë ishin informuar nga të afërmit e tyre, të cilët e kishin parë në televizor.

“Nuk di çfarë të them. S’ka dhimbje më të madhe se kjo. Na iku djali në kulmin e moshës. Nuk di çfarë ka ndodhur. Dimë çfarë kemi dëgjuar nga televizori. Na thanë se Anxhelo është në spital, pasi ishte plagosur. Rendëm menjëherë në spital.

Nuk na lanë të futeshim ta shikonim djalin, pasi ishte futur në sallën e operacionit. Më pas na thanë mjekët se nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. E kishte goditur tri herë me thikë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën.

Jemi shumë të tronditur dhe njëkohësisht të pikëlluar. Nuk dimë çfarë të themi. Djali ishte i urtë dhe s’na kishte krijuar kurrë probleme. Kishte shkuar pak minuta me vonesë sot në shkollë dhe zysha e kishte nxjerrë përjashta.

Ai kishte ardhur në lagje dhe ishe konfliktuar me këtë personin, që unë as që e kam idenë se kush është. Asgjë nuk e zvogëlon dhimbjen tonë, por kërkojmë drejtësi. Autori duhet të marrë dënimin e merituar”, është shprehur xhaxhai i viktimës.

Adoleshenti që humbi jetën, Anxhelo Gjokazaj dhe ka qenë nxënës në shkollën profesionale “Hysni Çela”, ndërsa 17-vjeçari Devi Lala i cili e qëlloi me thikë, nxënës në shkollën “Naim Frashëri”, shkollë kjo e ndodhur pranë shkollës profesionele.

Po ashtu mësohet se e ka qëlluar tre herë më thikë në një shpatull dhe thika i ka prekur zemrën. Po ashtu autori e ka qëlluar edhe dy herë në bark, mësohet të kenë thënë mjekët.

E ndërsa familjarët e Gjokazajt janë informuar nga të afërmit  për ngjarjen dhe mësohet të kenë shkuar menjëherë në spital ku e kanë gjetur 16-vjeçarin në gjendje kritike për jetën.

“Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar. Nuk dimë çfarë të themi” ka qenë reagimi i familjarëve.

Që të dy adoleshentët janë banorë të Spitallës në Durrës.

Tags: Anxhelo GjokazajDevi lalathikevrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.