Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA E CMENDUR/“Shoku Ramiz, dua të futem në Sigurimin e Shtetit, të jem hero i heshtur”

02/03/2018
50 fakte nga 25 vjet Parlament pluralist 1991-2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kërkuesi i arkivave Kastriot Dervishi publikoi sot një dokument, ku një student i shkollës ushtarake i dërgon një letër Ramiz Alisë në vitin 1991 dhe i shpreh dëshirën për të qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

“Unë kam dëshirë të futem në armën e Sigurimit të Shtetit, jo se këtu ku jam nuk kam dëshirë, por edhe unë si çdo shqiptar i vërtetë dua që t’i shërbej atdheut në një front ku mund të jap maksimumin time, të bëhem anëtar i “heronjve të heshtur”, këtë nuk e bëj as për karrierë dhe as për emër, por në radhë të parë si njeri i besës”, shkuan ushtaraku në letrën e tij.

Postimi i Dervishit:

1991/“Shënomëni dhe mua në armën e heronjve të heshtur”

Marrëzitë e regjimit komunist dhe të njeriut të ri që prodhoi ky regjim janë të shumta. Sjell sot për shembull një njeri të indoktrinuar në masë të lartë. Megjithëse jetonte në Tiranë, kishte bërë shkollën e mesme ushtarake dhe ishte në shkollën e lartë po ushtarake, nuk kuptonte asgjë se ku po shkonte Shqipëria, se ishte vendosur pluralizmi politik, etj. Shkruesi i kërkonte Ramiz Alisë të bëhej “hero i heshtur” i armës së Sigurimit, pikërisht në vitin kur kjo polici politike do shpërbëhej si e papërshtatshme dhe e panevojshme për rendin e ri shoqëror të vendit. Siç do vini re, shkruesi quan “shqiptarë të vërtetë” kategorinë e njerëzve të këtij kallëpi.

***

Shoku komandant,
Ju uroj shëndet dhe ju paçim gjithmonë në krye.
Quhem D.B. Dëshira që kisha për t’u bërë oficer, më bëri që të mbaroj SMV “Skënderbej” dhe sot jam student në SHLBO “Enver Hoxha, viti i parë. Por dëshira ime nuk është vetëm kjo. Prej kohësh më shqetëson një merak dhe mora guximin t’ua them vetë juve.
Unë kam dëshirë të futem në armën e Sigurimit të Shtetit, jo se këtu ku jam nuk kam dëshirë, por edhe unë si çdo shqiptar i vërtetë dua që t’i shërbej atdheut në një front ku mund të jap maksimumin time, të bëhem anëtar i “heronjve të heshtur”, këtë nuk e bëj as për karrierë dhe as për emër, por në radhë të parë si njeri i besës.

Me nderime e respekt
D.B.
20.2.1991

Tags: kastriot dervishiramiz aliasigurimi i shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.