Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Vorë, të përjashtuar nga ndihma ekonomike, fëmijët ushqehen me lakër e qepë

02/03/2018
FOTO GALERI/ Vorë, të përjashtuar nga ndihma ekonomike, fëmijët ushqehen me lakër e qepë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përjashtimi i mbi 20 mijë familjeve të varfra nga skema e ndihmës ekonomike është një fenomen kombëtar që ka prekur edhe Bashkinë e Vorës. Familjet që vizitoi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, janë të gjitha të hequra padrejtësisht, siç është rasti i Sabri Vrionit, që jeton me familjen në një barakë.

Në bisedën mes tyre, ai i tregoi Bashës se ia hoqën ndihmën 4800 lekë, për shkak se nuk plotësonte pikët, ndërkohë që tregon gjendjen e mjerueshme të barakës dhe vajzat që po ushqehen në mëngjes me lakër turshi dhe qepë të njoma.  Kryetari Basha u shpreh se “Partia Demokratike nuk do të pranojë kurrë të hiqet buka e fëmijëve, në mënyrë që qeveria të shpenzojë paratë për luks”.

Në shtëpinë e Bujar Lukës, që jeton në një ish-depo armatimi, situata është po aq e rëndë. Mirela Luka i tregoi Bashës kartonët e papunësisë për muajin janar, kohën kur iu hoq ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Një pjesë e asaj ndihme shkonte për vajzën e sëmurë, Maristela, me azëm të avancuar, prej të cilës nuk e pranojnë as në shkollë.

“Fëmija ka një javë pa shkollë sepse nuk e mbajnë në klasë, u prish mësimin të tjerëve. Më thanë me e shtru në spital. U thash, nuk kam mundësi, sepse atje çdo gjë do lek. E kam provuar. Kam blerë deri tek shiringat, vigonat, çdo gjë. Rrija me shpresën e ndihmës ekonomike, edhe atë e hoqën. Ka shkuar aty ku nuk mban”, tregon Mirela Luka.

Kushtet e këqija ku banojnë u ka shkaktuar bronkopneumi edhe 3 fëmijëve të familjes së Spahi Koçit, i cili i tregoi Bashës dhomën ku jeton familja me 5 vetë, që ka mbetur pa ndihmë ekonomike.

Ai i tha Bashës se të dy prindërit e fëmijëve janë pa punë dhe janë në spital me fëmijët e shtruar në pediatri me ftohje të rëndë dhe se me heqjen e ndihmës ekonomike nuk kanë me çfarë të jetojnë dhe janë në dorë të Zotit.

Nga skema e ndihmës ekonomike është përjashtuar edhe familja e Fradjol Ukës, bashkëshortja e të cilit e barazon ndihmën me një thes miell.

“Shkova të firmos më thanë se nuk ke emër dhe kur më ka thënë s’ke emër, nuk më kanë parë mësytë të vija në shtëpi. Atë prisja që të merrja një thes miell”, u shpreh ajo, duke shtuar se tani jeton duke marrë borxh nëpër dyqane dhe se nuk kanë gjetur punë në zyrat e punës, ku është regjistruar me bashkëshortin.

Basha tha se nëse qeveria do të hiqte dorë nga shpenzimet e luksit, ato do të ishin të mjaftueshme për të paguar ndihmën mujore të më shumë se 30 mijë familjeve në nevojë.

Tags: Lulzim Bashandihma ekonomikevarferiavlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.