Kokaina në Durrës, Armata kolumbiane nxjerr gënjeshtar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn

Kokaina në Durrës, Armata kolumbiane nxjerr gënjeshtar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn

270
0
Shares

Armata Kombëtare e Republikës së Kolumbisë, (Marina kolumbiane) në faqen zyrtare ka postuar informacionin lidhur me kontenierin me kokainë që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës Në njoftim thuhet se kontenieri ishte nisur nga Kolumbia në mes të janarit dhe itinierera ishte vizita e disa porteve europiane për të mbërritur në portin e Durrësit.

“Në një operacion të kordinuar që përfshinte Marinën Kombëtare Kolumbiane, agjensitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, u kapën 613kg kokainë në Portin e Durrësit”, shkruhet në faqen zyrtare të Marinës Kolumbiane

Ngarkesa me drogë është sekuestruar falë informacioneve të siguruara nga agjencitë pjesëmarrëse të cilat i lejuan  policisë shqiptare të planifikojnë operacionin për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare, që nga momenti i zbarkimit të tij në port deri në objektet e kompanisë në Durrës, vendi ku policia ndërhyri në kontejner dhe gjeti lëndën narkotike

“Kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me Grupin e Armatosur të Organizuar të njohur si ‘Clan del Golfo’, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku ata dërgojnë dërgesa droge”, shton Marina Kolumbiane.

“Me këtë sekuestrim, vlera e të cilit shkon më shumë se 37 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar të zi, është penguar të hyjë në arkën e këtij grupi të paligjshëm”.

Ko deklaratë, zhlerëson pëprjekjet e Edi ramaës dhe FAtmri Xhafajt ëpr të marrë për vete “meritat” e këtij operacioni.

Kryemsitri Edi Rama deklaroi ditëen e mëerkurëe mbasdite se ky operacion ishte vetëem i policisëe shqiptare pa asnjëe njoftim nga partnere apo Agjenci ndëerkombëetare. Jo vetëm kaq, por ai detyroi edhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, i cili nëe mëengjesin e ditëes sëe mëerkurëe kishte paraqitur zbulimin e 613 kg kokainëe nëe Durres si njëe operacion tëe pëerbashkëet tëe policisëe me partnerëet ndëerkombëetar, tëe pëergenjeshtroëje këetëe dekleratëe, pra veten e tij. Fatmir Xhafaj, i detyruar nga Edi Rama tëe mëerkurëen nëe darkëe deklaroi se zbulimi i kokainëes nëe Durrëes ishte vepëer vetëem e Policisëe shqiptare!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY