Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada e SHBA thërret në mënyrë individuale gjyqtarët e prokurorët për revokimin e vizave

28/01/2017
Ambasada e SHBA thërret në mënyrë individuale gjyqtarët e prokurorët për revokimin e vizave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë për revokimin e vizave ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, këta të fundit janë njoftuar në mënyrë individuale nga ambasada. Ky fakt konfirmohet nga disa prej këtyre gjyqtarëve e prokurorëve, që kanë pranuar se janë thirrur në ambasadë dhe janë njoftuar për revokimin e vizës. Vetë ambasada nuk pranon të komentojë këtë procedurë, duke referuar deklaratës së pasditës së enjte.

Ambasada Amerikane në Tiranë në mënyrë individuale ka njoftuar të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që i është revokuar viza amerikane.
Lajmi konfirmohet nga burimet pranë prokurorive dhe gjykatave, ku ushtrojnë detyrën këta individë, që tashmë janë shpallur non grata nga shteti amerikan. Abc News ka kontaktuar me disa nga këta prokurorë e gyqtarë, të cilët gjatë ditës së premte janë parë në hyrje të Ambasadës amerikane, ku i është komunikuar revokimi i vizës 3 vjeçare që ata kishin marre me pare në ambasadë. Ata sqarojnë se revokimi i vizës u është bërë nga zyra konsullore e ambasadës, e cila edhe i ka njoftuar për këtë vendim. Gjyqtarët e prokurorët, nuk japin detajet për arsyen e revokimit të vizës, edhe pse disa prej tyre janë shprehur të habitur për vendimin e ambasadës. Mësohet se në mesin e gjyqtarëve që i është revokuar viza, janë edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, asaj të Apelit në Tiranë dhe rrethe si dhe gjyqtarë të shkallës së parë.

Listës së personave që i është revokuar viza, i janë shtuar edhe prokuror të niveleve të ndryshme, ku mes tyre prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme, Apelit dhe Shkallës së Parë, duke mos përjashtuar këtu edhe titullarë të lartë të institucionit të akuzës në vend. Veç revokimit të vizës së tyre të marrë qoftë zyrtarisht për shkak të ndonjë vizite zyrtare apo vizite familjare, mësohet se ambasada i ka revokuar vizat edhe bashkëshortëve të tyre, duke i njoftuar për vendimin.
 Zyrtarisht ambasada nuk ka pranuar të prononcohet për këtë fakt, duke u mjaftuar me deklaratën e shpërndarë për media pasditën e së enjtes. Ku mes tjerash thuhet se “Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.