Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kokaina në Durrës, të arrestuarit befasojnë me justifikimin: Ndoshta dikush në Kolumbi…

01/03/2018
DETAJE & FOTO GALERI/ Kokaina në Durrës, ja shoferi dha kamioni ku u bllokua droga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbulohen te tjera detaje pas operacionit te djeshem ne Durres qe u funalizuar me sekuestrimin e 613 kg kokaine. Ne pranga, u vune 25-vjeçarët, Armando Pezaku nga Durrësi, shofer dhe Donaldo Lushaj nga Tropoja e banues në Tiranë, menaxher i shoqërisë, shkruan “Panorama”.

“Shofer kamioni, u çoj miell partizanëve”, ky ishte përshkrimi që bënte për veten në profilin e tij në “Facebook”, shoferi i kamionit me targë DR 3819, Armando Pezaku. Ai u arrestua bashkë me menaxherin Donaldo Lushaj, në momentin që kishin parkuar kamionin me banane e drogë, në ambientet e kompanisë “Arbri Garden”, në Maminas.

Në momentin e parë kur janë ndaluar nga forcat e Policisë, të dy 25-vjeçarët nuk kanë bërë rezistencë dhe as nuk kanë folur në lidhje me ngjarjen, duke qëndruar indiferentë ndaj akuzave të ngritura ndaj tyre.

Madje më vonë, gjatë deklarimeve që u janë marrë në Polici, dy të rinjtë kanë pohuar se nuk kishin dijeni se në kontenier kishte drogë. Sipas tyre, nuk e kishin parë se çfarë kishte brenda, pasi ende nuk ishte hapur ngarkesa, që në dijeninë e tyre ishte vetëm banane.

Dëshmitë

Të dy personat e arrestuar si trafikantë të dyshuar të sasisë rekord të kokainës, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që në kontenier kishte drogë.

Sipas tyre, ata ishin informuar se me kamion do të transportonin një ngarkesë me banane, ashtu sikurse ishin lajmëruar nga punëdhënësi i tyre. Madje, ata shkojnë edhe më tej, duke aluduar se kokaina mund të jetë futur gabimisht në kontenierin e tyre.

“Mund të jetë ndonjë ngatërresë. Dikush në Kolumbi mund të ketë futur gabimisht kokainë në kontenierin që do të vinte këtu me banane. Ne nuk kemi asnjë dijeni për këtë ngarkesë”, kanë deklaruar në Polici dy të arrestuarit.

Tags: armando pezakudonaldo lushajDurreskokaine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.