“Edhe Gana e Somalia me votim elektronik”

“Edhe Gana e Somalia me votim elektronik”

85
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një status në faqen e tij në Facebook sqaron pse mbështet plotësisht votimin dixhital. Berisha vë në dukje se këtë metodë votimi e përdorin me sukses të plotë jo vetëm vende të zhvilluara si SHBA, Britania e Madhe etj, por edhe vende të tjera.
Sipas tij Nigeria e përdor votimin dixhital që nga viti 2007, Gana që nga viti 2010 dhe Somalia që nga viti 2015.
Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook:
“Une mbeshtes plotesisht peticionin e te gjitha partive opozitare te vendit per aplikimin e votimit dixhital per votimin dhe nxjerrjen ne kohe reale te rezultatit.
Sistemi dixhital shmang nje seri pretendimesh dhe perpjekjesh per manipulimin e zgjedhjeve dhe ju ben te mundur qe te votojne on line mbi 1.2 milione emigranteve shqiptar qe deri tani vetem formalisht i kane emrat ne listat e votimit sepse nuk votojne dot. Me poshte keni mesazhin e tij!”, shkruan Berisha.
“Doktor, uroj te jeni mire! Persa i perket votimit biometrik, desha te ju thosha qe 21 milion votues nigerian, e kane perdorur sistemin biometrik te votimit qe ne vitin 2007, Somalia ne 2015 dhe Gana pas vitit 2010 e cila njihet edhe si shteti simbol persa i perket saktesise ne votime. Ta mendosh qe ne ne Europe ne 2017, diskutojme akoma kete gje.
Nje detaj interesant eshte fakti qe ne momentin e regjistrimit te shenjave te gishtave, sistemi identifikon ne cast votuesin dhe i behet nje fotografi e cila bashke me te dhenat, printohet ne leter. Sistemi automatikisht dedekton duplikatat dhe KQZ mund te lidhet me Cloud me cdo user lokal dhe te publikoj rezultatin ne kohe reale. E gjitha kjo shmang vjedhjen, blerjen dhe kohet e gjata te pritjes se rezultateve apo dhe shmangjen e paleve te cilet dalin para kohe per te dhene rezultateve ne TV. E gjitha eshte nje kulture tjeter nga e jona, por qe neve e meritojme.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY