DETAJE/ Vrasja e biznesmenit Memli Begalla, autorët “e qepin” gojën

DETAJE/ Vrasja e biznesmenit Memli Begalla, autorët “e qepin” gojën

408
0
Shares

Autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla nuk kanë pranuar të flasin para grupit hetimor, duke mohuar përfshirjen e tyre në krim. Ndërkohë grupi hetimor dyshon se borxhi që Begalla i kishte, Ardian Serezit, ishte krijuar për shkak të një ngarkese me drogë të kapur nga policia në vitin 2014 në aksin, Tepelenë-Gjirokastër.

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Memli Begallës, dy javë më parë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, autori i dyshuar vrasjes Denis Demiri dhe ndihmësi i tij Ardian Serezi, nuk kanë pranuar të japin shpjegime lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata, kanë mohuar gjithçka lidhur me akuzat e policisë dhe të prokurorisë, duke shtuar se e vërteta do të zbulohet shumë shpjet.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, policia e Tiranës, pohon se Demiri dhe Serizi, pas krimit qëndronin të fshehur në një banesë në zonën e Kombinatit. Për këtë ngjarje një tjetër person është shpallur në kërkim, teksa emri tij nuk është bërë i ditur për shkak të hetimit. Dyshimet e grupit hetimor, janë se të prangosurit kishin edhe një shtëpi të dytë që e përdornin si bazë, e cila ndodhet në qytetin e Durrësit. Po kështu, provat që policia ka administruar dhe referuar në organin e akuzës nuk janë të plota. Përveç disa vëzhgimeve dhe përgjimeve ambientiale të kryera ndaj Denis Demirit dhe Ardian Serezi, uniformat blu, ende nuk kanë gjetur armën e krimit, e cila u përdor për ekzekutimin e 64-vjeçarit, Memli Begalla.

Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe borxhet e pashlyera. Policia thekson se, në vitin 2014 Serezi u arrestua si i përfshirë në trafikun e narkotikëve, duke u kapur me një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Dyshimet kryesore janë se, Serezi, i cili ka pas qenë edhe ish-punonjës policie, kishte hyrë garant në emër të Memli Begallës, se paratë e drogës do t’ia shlyente personave të tretë, pasi të dërgonte lëndën narkotike në Greqi. Ky borxh i pashlyer, thekson policia e Tiranës, dyshohet të jetë shkaku i konfliktit 4-vjeçar, ndërmjet Serezit dhe Begallës. Nga hetimet u zbulua se Demiri dhe Serezi u identifikuan nga kamerat e sigurisë kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes. Për të rënë në gjurmët e dy të arrestuarve, ata ishin mbajtur në përgjim për 6 ditë me radhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY