Komisioni Europian sqaron deklaratën e Presidentit Juncker bërë një ditë më parë në daljen publike me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Zëdhënësi i Komisionit Europian, Alexander Winterstein, tha në një konferencë për shtyp se viti 2025, të cilit i është referuar Presidenti Juncker, është një datë indikative, e mundshme për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.
Sipas tij, Presidenti Juncker e ka cilësuar 2025-n si datë motivuese për procesin e reformave të integrimit të vendeve të Ballkanin në BE, por anëtarësimi është një proces i bazuar në meritën e secilit vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/