RAPORTI ITALIAN/ Grupet kriminale shqiptare përdorin rregullat e Kanunit

RAPORTI ITALIAN/ Grupet kriminale shqiptare përdorin rregullat e Kanunit

196
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane vizitoi Shqipërinë pak ditë pasi komisioni i antimafias prezantoi në Parlamentin italian raportin vjetor të 2017 mbi situatën e mafias në Italia e marrëdhëien e saj me mafiet e huaja në territor.

Grupet kriminale shqiptare konfirmohen dhe në këtë Raport si ndër grupet e huaja më të konsoliduara në Itali, me aktivitet kryesor në trafikun e marijuanës, armëve e kokainës. Ata janë të dhunshëm e përdorin rregullat antike të Kanunit. Por ndër mafiet e huaja që bashkëpunojnë me Ndraghetan, Cosa Nostra, Sacra Corona Unita e Camorra janë dhe grupet kriminale kosovare, bullgare, ruse. latino-amerikane. kinezie etj.

“Kriminaliteti shqiptar mbetet një nga organizimet e huaja më të degëzuar në territorin kombëtar me një aftësi të lartë të rigjallërimit e rinovimit të rradhëve e të bazave të tyre operative”, shkruan ky raport.

Pak orë para vizitës në Shqipëri Prokurori i Antimafias për mediat italiane deklaroi  se “mafia italiane është e fortë pasi ka mundur të krijoj raporte bashkëpunimi me institucionet dhe politikën.  Hapi cilësor që mafia po bën sot është krijimi e përgatitja e individëve për t’ia bashkuar më pas poltikës e për të organizuar aktivitetin e  saj mafioz si në ekonomi ashtu dhe në politikë.”

Në raportin e komisionit parlamentar thuhet se “Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga një strukturë organizative në formë klanesh që ruajnë fort lidhjen e përkatësisë dhe manifestojnë një natyrë të dhnshme në ekzekutimin e krimeve me një lëvizje ektremiste territoriale që i ka lejuar një shtrirje gjithnjë e më progresive në favor të interesave të tyre kriminale”

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale italiane në aktivitetin e trafikut të drogës, në shfrytëzim prostitucione e krime ndaj pronës.

Përdorimi i dhunës mbetet një nga instrumentet kryesor të përdorura nga kriminaliteti shqiptar në Itali e jo vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet me grupet rivale mbi akvitetin e tyre të paligjshëm.

Sipas Drejtorisë së Antimafias italiane grupet kriminale shqiptare bazohen në rregullat antike të Kanunit, një kod zakonor shqiptar i shekullit të XV, një alternativ e ligjeve të shtetit.

Sipas Kanunit, shkruan raporti i DIA-s, të afërmit e një viktime të vrarë kanë të drejtë të vrasin autorin e krimit ose të afërmit e tij meshkuj në ldhje gjaku deri në brezin e tretë e në moshë mbi 14 vjeç.

Për një vrasje të tillë policia italiane ka arrestuar më 2017, pesë shteas shqiptarë  të cilët ishin larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar Kanunit pas vrasjes së dy kushërinjve.

Antimafia Italiane nënvizon lidhjet e ngushta të klaneve kriminale shqitpare me grupet kriminale të Puglias.

Afërsi gjeografike mund të ketë influencuar në këtë raport. Portet e Adriatikut mbeten hyrjet më të privilegjuara të trafiqeve ilegale e Porti i Brindizit është një nga kryqëzimet më të preferuara nga organizatat kriminale për të trafikuar drogë, kryesisht marijuanë por dhe mallra të fallsifikuara.

Vihet re një sinergji e plotë mes grupeve kriminale italiane e atyre shqiptare në ndarjen e tregjeve të shitjes së drogës e shpërndarjes së saj në territor.

Operacionet e kryera përgjatë gjashtëmujorit të 2017 kanë vërtetuar se si grupet kriminale shqiptare modifikojnë automjetet për të transportuar ilegalisht drogë nga Shqipëria në Itali.

Ndërsa në aktivitetin e prostitucionit grupet shqiptare pasi ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike në viktimat e tyre dhe kanë si tendencë t’i shesin më pas ato grupeve të tjera kryesisht ato rumune.

Në krimet kundër pasurisë grupet kriminale shqiptare kryejnë zakonisht vjedhje automjetesh, banesash e vilash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY