Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka mbërritur në Tiranë këtë pasdite pasi më parë vizituan Maqedoninë. Vizita e tyre në Shqipëri është në kuadër të një turneu në Ballkan për të prezantuar strategjinë e re të Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Juncker ka mbërritur rreth orës 18:00 dhe do qëndrojë ne vendin tonë deri mesditën e të hënës, ku pritet të ketë takime me personalitete të larta të politikës.
Juncker është pritur nga kryeministri Edi Rama me një cermeoni ushtarake, ndërsa në orën 19:15 është parashikuar të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit dhe Presidentit të KE.
Pas vizitës në Maqedoni dhe Shqipëri, Jean Claude Juncker do të vijojë turneun në Serbi, Malin e Zi, Bosnje dhe Bullgari.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155597086146523/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/