EMRI/ Aksidenti me dy viktima në Kavajë, arrestohet shkaktari i aksidentit

EMRI/ Aksidenti me dy viktima në Kavajë, arrestohet shkaktari i aksidentit

160
0
Shares

Drejtoria e Policisë vendore të Tiranës, ka dhënë të tjera detaje, lidhur me aksidentin e sotëm, me dy viktima te Mali i Robit në Kavajë.

Sipas Policisë, mësohet se, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 te Mali i Robit, ndërsa shtetasja I. P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithëse në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY