Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme për nesër në orën 10:00, pasi Kuvendi dështoi të arrijë një marrëveshje për votimin e ligjit të demarkacionit.
Pas një takimi me përfaqësues të të gjitha partive, Kadri Veseli ka njoftuar se është vendosur që seanca e jashtëzakonshme, që ishte paraparë të ndodhte sot, është shtyrë për nesër në orën 10.
Ky vendim erdhi në mungesë të konsensusit politik, që nuk siguronin ratifikimin e Demarkacionit sot.
LDK-ja pasi ishte deklaruar se e voton Demarkacionin, kjo parti sot pati kusht që të mos përfshihet edhe raporti i Bulliqit në votim. Nga ana tjetër deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj tha sot se ai voton kundër, nëse nuk përfshihet raporti i Bulliqit.
Vetëvendosja nuk u lëkund nga vota kundër, ndërsa edhe Lista Srpska sot njoftoi zyrtarisht se nuk voton pro Demarkacionit, njofton gazeta express.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/