Kërkoi ndryshim mase, Gjykata nuk “ia heq” prangat Shkëlqim Mirit

Kërkoi ndryshim mase, Gjykata nuk “ia heq” prangat Shkëlqim Mirit

117
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Renda e ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Shkëlqim Mirit për zëvendësimin e masës së tij të sigurisë “arrest me burg”. Miri e kishte kërkuar këtë zëvendësim me pretendimin se vuan nga një sëmundje.

Më 23 janar, avokati i Mirit i kishte kërkuar edhe Gjykatës së Lartë lirimin e klientit të tij. Sipas argumenteve të avokatit, gjyqtari Miri vuan nga një sëmundje e rëndë tumorale në kokë.

Seanca është zhvilluar pa praninë e Mirit, i cili ndodhet në spitalin e burgut, me pretendimin se vuan nga sëmundja e lartpërmendur.

Gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të 2017, me akuzën e korrupsionit dhe mos deklarimit të pasurisë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i gjeti Mirit 34 milionë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY