Aksidenti në Maminas, flet nëna e vajzës: Ishte nisur për Itali ja...

Aksidenti në Maminas, flet nëna e vajzës: Ishte nisur për Itali ja kur e mësuam lajmin

209
0
Shares

Pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku humbi jetën një vajzë 23-vjeçare dhe taksisti ka humbur jetën, ka folur dhe nëna e vajzës.

Në një prononcim për mediat Rozafa Glloga ka thënë se vajza e saj ka qenë disa herë në Itali, pasi atje punonte.

Nëna ka deklaruar se ajo me lekët që merrte në Itali mbante familjen dhe kjo ishte hera e katër që po ikte.

“Vajza ime shkonte here pas here ne Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 qe po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati qe nuk u nis ne Itali. Lajmin e vdekjes e kane mësuar shoqet e saj qe jetojne ne Itali pasi e panë ne televizor. Ne mengjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne dje na ndihmonte financjarisht pasi jemi te varfer. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate”, tregoi mes dhimbjes nëna e viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY