VIDEO/ Berisha: të sëmurët me valvula në zemër po vdesin, por disa...

VIDEO/ Berisha: të sëmurët me valvula në zemër po vdesin, por disa luajnë me diamante

146
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit e ka konsideruar sot, pashpirtësi, papërgjegjshmi nga ana e shteti, për qytetarët që kanë vendosur valvula në zemër dhe prej 5 muajsh nuk gjejnë sindromë në treg.

“Kjo është në 80 – 90 % e barabartë me vdekje. Nëse valvula nuk merr holluesin e gjakut, krijon droçka që e çojnë drejt vdekjes të sëmurin. ‘Jam thotë këtu, Xhevahir Bushati, banues në lagjen 14 në Shkozet.

Thuaji asaj ndrikullës përpara, e ka fjalën për Ramën, se atë nuk e llogarit kush, se ka 5 muaj që nuk gjendet sindromë në farmacitë e vendit’.

Nuk ka më katastrofë.

Deri këtu… se këta që luajnë me diamante, e kanë të lehtë këtë botë, e kanë rozë, po këta që vdesin për valvul se s’kanë sindromë për të marrë e kanë ferr këtë botë. Kjo është superemergjencë”, u shpreh Berisha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY