Dha dorëheqjen apo e shkarkoi Rama? Flet Ylli Manjani

Dha dorëheqjen apo e shkarkoi Rama? Flet Ylli Manjani

72
0
Shares

  
Mbremjen e se dieles u perfol ne disa media se kryeministri Rama ka firmosur shkarkimin e ministrit te Drejtesise, Ylli Manjani.
Ky hap i Rames lidhej me deklaratat e forta dhe jo ne perputhje me frymen e Qeverise te ministrit e Ilir Metes.
Por permes nje statusi ne faqen e tij ne Facebook, Ylli Manjani ka sqaruar se nuk ka ndermend te jape doreheqjen.
Postimi i Manjanit
Mirëmbrëma,
Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.
Dëshiroj tu informoj se:
1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!
2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!
3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!
E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!
Natën e mirë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY