FOTO & EMRI/ Durrës, ndërron jetë aktori i mirënjohur

FOTO & EMRI/ Durrës, ndërron jetë aktori i mirënjohur

440
0
Shares

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, aktori i teatrit të Durrësit, Milto Profi.

Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”  do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.

Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960 – 1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

Në vitin 1953, kur u themelua teatri “Moisiu” në skenën e tij u ngjit si profesionist edhe Spiro Urumi, djali I hallës së tij, por edhe Vera Vreshtazi, që shumë shpejt u bë bashkëshortja e Pipit, siç njihej nga durrsakët Spiro Urumi.

Sapo përfundoi shkollën e mesme në Durrës, Milto Profi u regjistrua në Liceun artistik “Jordan Misja”. Po niste edhe një herë shkollën e mesme, për hir të artit.

Pa i përfunduar ende studimet Milto Profit i kërkohet të përgatisë një shfaqje në Estradën e Shtetit.

Misioni i Milto Profit në skenat e kryeqytetit përfundon në vitin 1967, katër vjet pas diplomimit për tu kthyer në qytetin e Durësit.

Milto  Profi, ishte 30 vjeç, kur filloi të punojë si actor në teatrin e Durrësit. Fillimisht me role në pjesët “Prefekti” e “Martesa”, “Mulliri I Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”, Milto i rikthehet përkohësisht regjisurës me dramatizimin për fëmijë “Kështjella dhe helmi” me libret të Ismail Kadaresë, e më pas edhe një shfaqje varieteje. Ai gjen një mënyrë tjetër për të mos u larguar nga regjia, që mund të konsiderohet “dashuria e tij e parë”. MIlto Profi drejton trupat amatore të ndërmarrjeve, duke u bërë bashkë me të rinjtë pasionantë fitues i mjaft flamurëve dhe vendeve të para në festivalet teatrore të ndërmarrjeve.

Mesi i viteve 70 nënvizon në teatër disa aktorë të talentuar, dhe thuajse njëherazi edhe i godet padrejtësisht ata.

Në 1975-n Haxhi Rama vuri në skenë komedinë e tij “Kartela e verdhë” dhe dyshja Teli e Foni, që krijuan bashmë me kolegun Mirush Kabashi, u bë mjaft e njohur. Në atë periudhë Milto Profin e largojnë nga teatri. Milto Profi punoi me të njejtin seriozitet për 18 muaj në fabrikën e Gomës dhe bëhet një nga mjeshtrit e repartit.

U kthye përsëri në teatër ku edhe vazhdoi karrierën artistike.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY