Hetimet për rrugën Tiranë – Elbasan, edhe ish-ministri i radhës paraqitet te...

Hetimet për rrugën Tiranë – Elbasan, edhe ish-ministri i radhës paraqitet te Krimet e Rënda

129
0
Shares

Hetimet për rrugën Tiranë – Elbasan kanë çuar në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe ish-ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj.

Një ditë më parë në ambientet e Krimeve të Rënda u thirr një tjetër ish-ministër i LSI që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve. Edmond Haxhinasto u pyet të hënën për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.

Siç mësohet nga burimet, Haxhinasto është pyetur një ditë më parë nëse janë ndërmarrë apo jo masa nga Ministria pas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që konstatoi abuzimet me mënyrën si është zbatuar projekti. Por e gjithë kjo u kthye në një çështje penale në muajin dhjetor 2017 vetëm, pasi ministri Damian Gjiknuri kallëzoi disa ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shtetëror, sepse nga auditi rezultoi të kishte ndryshime të kontratës bazë pa u miratuar në Këshillin Teknik dhe pa marrë mendimin e Avokaturës së Shtetit.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se kush do të thirret tjetër për t’u marrë në pyetje, ministri aktual i kësaj Ministrie, apo edhe juristë që kanë shërbyer te kjo Ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY