EMRI & FOTO/ Rruga Tiranë – Elbasan, një tjetër ish-ministër sot në...

EMRI & FOTO/ Rruga Tiranë – Elbasan, një tjetër ish-ministër sot në Prokurori

152
0
Shares

Ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj thirret për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të rënda lidhur me abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan

Ish-ministri pritet të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot në orën 13:00.

Dervishaj mbajti postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nga data 9 shtator 2016 deri në fund të qeverisjes PS – LSI, 2017.

Dje ish-ministri i Transporteve, aktualisht deputet i LSI, Edmond Haxhinasto iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të rënda,për të dhënë shpjegime në lidhje projektin e rrugës Elbasan- Tiranë.

Haxhinasto dha informacion mbi rolin politik që ka ministri në mbarëvajtjen e projekteve, ku peshën kryesore e ka perfomanca e kompanisë së përzgjedhur dhe superviziori. Pas daljes  nga prokuroria,  ish-ministri tha se ishte pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen në lidhje me ato gjëra që kane të bëjnë  si ish-drejtues politik.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan dy javë me parë me urdhër të Prokurorisë janë arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish drejtori i njësisë së menaxhmit të projektit.

Hetimet nga prokuroria nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me vlerë 54 milionë euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.

Sokol Dervishaj – Dashamir Xhika

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY