Kryeministri grek Tsipras, Pashkët me Ramën në Korcë

Kryeministri grek Tsipras, Pashkët me Ramën në Korcë

141
0
Shares

Kryeministri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre Pashkët në qytëetin e Korcës, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias. Pashkët Ortodokse do të jenë në datat 6-8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmuar data e vizitës zyrtare të kryeministrit grek në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 10-12 prill ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshjeve të dakortuara.

Burimet thonë se në këtë takim të Korçës do të gjendet një zgjidhje në kuadër të asaj që quhet “Human Solution” për mospengimin me kufi të çamëve që dëshirojnë të vizitojnë vendlindjen e tyre, por edhe do të kërkohet një zgjidhje për këtë çështje, për të cilën pala greke thotë se nuk ekziston.

Ndërkaq burimet diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar më herët Top Channel se kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për “shportën” e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, Tsipras ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Në Kretë dhe Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe ato pak pika që palët nuk kishin një pozicion përfundimtar.

Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike. Po ashtu, ka përfunduar deri në detaje, madje pritet implementimi ndoshta brenda muajit mars ose prill, heqja e vulës apostile për legalizimet e dokumentave zyrtare shqiptare. Implementimi i kësaj marrëveshjeje, do të kursejë mijëra euro nga xhepat e emigrantëve shqiptare, të cilët humbin ditë të tëra në radhë për të legalizuar certifikata dhe dokumenta zyrtare.

Ka përfunduar marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës, ajo e përcaktimit në terren dhe mirëmbajtjen e piramidave të kufirit tokësor, marrëveshja e menaxhimit të krizave mes dy vendeve, çështjet e patentave, ajo e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi rajonal, çështja e pronave të komunitetit ortodoks, apo zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare, për të cilat, burimet i thanë Top Channel se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimin e statusit të zonës minoritare.

Burimet diplomatike në Athinë tregojnë se Tirana është zotuar të përmbushë të gjitha detyrimet që përmban konventa e mbrojtjes së minoriteteve, madje edhe t’i zgjerojë ato, përsa i përket programeve integruese të minoriteteve, kuotave të punësimit në administratë, por edhe me përfaqësimin e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror. Ndërsa detajet e fundit po konkretizohen në marrëveshjen e korrigjimit të teksteve shkollore, për të cilën palët kanë dakortësuar heqjen e termave irredentiste apo fyese për dy vendet. Burimet thonë se palët kanë rënë dakord për shmangien e termave gjeografike të cilat përcaktojnë zona si “Voriepiri” për grekët apo “Çamëria” për palën tonë, për të cilat është rënë dakord që të mos përdoren në nivelet e larta të politikës.

Burimet në Athinë thonë se pala shqiptare është zotuar për heqjen e termit “Çamëri” nga regjistri i gjendjes civile, kur bëhet fjalë për personat e lindur në fshatrat e zonës së Thesprotisë. Diplomatët e lartë grekë i thanë Top Channel se kjo çështje do të bisedohet në takimin privat familjar mes Tsipras dhe Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar që do të mbahet në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY