EMRAT/Lista e deputetëve që nënshkruan Pavarësinë, por nuk janë më ose kanë...

EMRAT/Lista e deputetëve që nënshkruan Pavarësinë, por nuk janë më ose kanë lënë politikën

336
0
Shares

Nga Blendi Gashi

Kosova të shtunën shënon 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë; e izoluar, me varfëri e papunësi të madhe, korrpusion e krim të organizuar dhe pa ndonjë sukses që mund të veçohet, përjashto këtu autostradat e ndërtimet e shkollave, edhe pse cilësia në arsim lë shumë për të dëshiruar.

Dhe për këtë gjendje, fajin kryesor e kanë një numër jo i vogël i deputetëve që nënshkruan deklaratën e pavarësisë, e që ende vazhdojnë të mbajnë poste kyçe brenda institucioneve.

Por në këtë shkrim nuk do merremi me ta, pasi ata çdo ditë zënë hapësirat kryesore në media siç bën edhe sot me marrëveshjen e re të arritur me Malin e Zi për Demarkacionin e cila parasheh të rishikohen dhe korrigjohen ato pika ku faktohet se mund të ketë problem; por me deputetë që nënshkruan shpalljen e pavarësisë, e që tashmë nuk janë në skenën politike.

Disa prej tyre vendosen që të largohen përgjithmonë nga politika, e një pjesë e tyre vetëm ka ndërruar postet, kurse ca deputetë edhe nuk jetojnë më.

Deputetët që nënshkruan pavarësinë dhe ndërruan jetë më pas…

Nekibe Kelmendi (LDK) – një bashkëpunëtore e hershme e Rugovës dhe politikane e urtë. Drejtoi Ministrinë e Drejtësisë dhe për disa mandate ishte dhe deputete. Ajo nuk jeton më.

Mark Krasniqi (LDK LDD) – akademiku që ju bashkua Dacit pas përçarjeve në parti, njeriu që ka dhënë një kontribut për shkencën. Vdiq në vitin 2015-të.

Bajram Rexhepi (PDK), pooashtu kishte fatin që nënshkroi pavarësinë. Ai ka ndërruar jetë. në vitin 2017 në moshën 63 vjeçar.

Heset Cakolli (AKR) – ishte nga deputetët me fat që nënshkroi pavarësinë. Ai nuk jeton më pasi në shtator 2016-tës nërroi jetë.

Adem Hajdaraj (LDK) kishte fatin të nënshkroi pavarësinë. Ka disa vite që ka ndërruar jetë nga një sëmundje e shkurtër në moshën 70 vjeçare.

Zylfi Mërxha (Grupi 7+) – ishte kryetar i partisë rome dhe vdiq në vitin 2015-të. Ai ka qenë deputetet në tre legjislatura dhe mjaft aktiv edhe pse në moshë.

Deputetët që s’janë aktivë…

Arsim Bajrami  (PDK) – ky një politan që për vite mabjti pozita të larta shtetërore. Më shumë mbajti postin e ministrit, ku drejtoi Ministrinë e Administratës Publike dhe të Arsimit. Sot nuk është as deputet e as nuk ka pozitë në institucionet shtetërore. Punon si profesor në Universitetin e Prishtinës dhe universitete private.

Adem Grabovci (PDK) – një emër i njohur ky në skenën politike për shkak të aferës “Pronto” ku ishte protagnosit në aferën e përgjimeve dhe vendoste për punësime në institucione e agjenci të ndryshme. U largua nga politika pikërisht pas këtij skandali për çka aktivisht më nuk merret por shihet gjithnjë në krahë figurave të larta të PDK-së.

Adem Salihaj (LDK) – pas përfundimit të legjislaturës së kaluar ku qeverisi partia e re, ai nuk u fut në listën për deputet nga partia, ku arsyeja ishte dalja kundër shefit Isa Mustafa për Demaracionin. Ai një kohë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të stacionit të autobusëve në Ferizaj, komunë prej nga vjen.

Alush Gashi (LDK) – ka kohë që nuk është aktiv në skenën politike dhe nuk pritet të kthehet. Për një kohë mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë.

Anita Morina-Saraçi (LDK) – në kohën kur e nënshkroi deklaratën e pavarësinë ishte një deputete e re, por që me kalimin e viteve e la politikën dhe ju përkushtua familjes. Ajo sot jeton jashtë Kosovës dhe është tejet aktive në Facebook ku poston foto me familjen e saj.

Arsim Rexhepi (LDK) – emri i tij në skenën politike do kujtohet vetëm si nënshkrues i pavarësisë pasi më nuk vazhdoi të jetë aktiv.

Berim Ramosaj (LDK – LDD) – pas përçarjes së LDK-së, ai kaloi në LDD-në e Nexhat Dacit. Pasi kjo parti u shua, Ramosaj nuk u kthye më aktivisht në politik. Ai sot jep mësim si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Bajram Kosumi  (AAK) – ish kryeministër në kohën e qeverisjes AAK-LDK, por sot nuk është aktiv në politikë. I është rikthyer universitetit ku është emëruar vite më parë dekan i Universitetit “Haxhi Zeka” në Gjilan.

Bujar Bukoshi (LDK) – i dhezi edhe në qeverinë Thaçi, ku mori postin e zv.kryeministrit falë “Listës Rugova” të formuar nga djali i Ibrahim Rugovës, Dardan Gashi (sot zv.kryeministër e Astrit Haraçia). Ai për një kohë mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë. Ka vite që nuk është aktiv dhe tashmë është i sëmurë dhe gjendet për shërim në Gjermani.

Bahri Hyseni (PDK) – përveç se do kujtohet si nënshkrues i pavarësisë çdo herë emri i tij do përmendet edhe për shkak të aferës “Pronto”. Ai mbetur pa punë një kohë, partia u përkujdes që ta rehatonte, konkretisht Adem Grabovci i cili dëshiron ta emëron në një bord të një ndërmarrjeje publike edhe pa konkuruar fare. Më pas ai rehatohet si prokuror.

Berat Luzha (PDK) – një deputet që poashtu dombahet mend si nënshkrues i pavarësisë. Ka kohë që s’është aktiv në skenën politike.

Dragisha Miriq – do mbahet mend si nënshkrues i pavarësisë, jo gjë tjetër.

Drita Kadriu (PDK) – Nuk është pjesë e qeverisë e Kuvendit, por vazhdon të jetë aktive në politikë, ku në mars të këtij viti është zgjedhur anëtare e Kryesisë së PDK-së.

Drita Maliqi  (LDK) – poashtu si disa koleg të tjerë do mbahet mend si nënshkruese e pavarësisë. Ka kohë që nuk merret me politikë.

Driton Tali ( PDK – ish-deputet i pavarur) – pas një kohe tërheqje nga politia, u rikthye ku aderoi në Vetëvendosje. Në zgjedhjet e fundit u fut në listë por nuk arriti të bëhet deputet. Ka kohë që jeton në Angli.

Edita Tahiri (PDK) – përveç si nënshkruese e pavarësisë do mbahet mend edhe si kryenegociatore e bisedimeve me Serbinë. Gjatë kohës sa Thaçi udhëhoqi qeverinë vazhdimisht mbajti poste të larta, si atë të Ministres së Administratës Publike, por në qeverinë e fundit ajo mbeti jashtë.

Elhame Hetemi (PDK) – do mbahet mend si nënshkruese e pavarësisë. Ishte edhe ish-ushtare e UÇK-së. Ka kohë që nuk merret me politikë.

Emrush Xhemajli – ish deputet në legjislaturën e dytë dhe tretë të Kuvendit. Në vitin 2013 aderoi në Vetëvendosje, kun ë zgjedhjet e 11 qershorit ishte në listë për deputet por nuk arriti të ribëhet. Jep mësim si profesor në kolegje private.

Enis Kervan – ish deputet i komunitetit turk. Në zgjedhjet e 11 qershorit synojë sërish karrigen e deputetit po nuk ja doli. Mbetet aktiv në politikë.

Esat Brajshori (AKR) – mbajti postin e deputetin vetëm në mandatin kur u nënshkrua pavarësia. Më pas mbeti i papunë, por që më vonë u rehatua si ambasador në Çeki.

Ethem Çeku (AAK) – përveç si nënshkrues i pavarësisë do mbahet mend edhe si minister i Minierave dhe Energjisë. Më pas u tërhoq nga politika dhe ju rikthye universitetit, ku sot vazhdon të punojë në atë të Edukimit.

Fatmir Rexhepi (LDK) – ishte deputet edhe në legjislaturën e kaluar. Por për shkak të qëndrimeve që kishte kundër me Isa Mustafën nuk u fut në listë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit. Do mbahet mend edhe si ministri i vetëm që dha dorëheqje morale kur u vranë dy aktivistët e VV-së Mon Balaj e Arben Xheladini në protestën e 11 shkurtit.

Fatmire Berisha (LDK) – padyshim se fati i saj më i madh mund të jetë nënshkrimi i pavarësisë. Nuk dihet se me ç’mirret ajo pasi ka kohë që s’është aktive.

Fehmi Mujota (PDK) – është aktiv në strukturat e kësaj partie por në qeverinë “Haradinaj’ nuk ka ndonjë post. Ka mbajtur postin e ministrit dhe zv.ministrit të Infrastrukturës nëqeveritë e kaluara dhe postin e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gani Buçinca (PDK) – do kujtohet si nënshkrues i pavarësisë, më pas nuk i eci me politikën për çka ka kohë që s’është aktiv.

Gani Geci (LDK – LDD) – përveç si nënshkrues i pavarësisë do kujtohet edhe si një nga protagosnistët e gjuajtjes me karrige në Kuvendin e LDK-së ku kjo parti u nda në dysh, ku Nexhat Daci formoi LDD-në. Ishte tejet aktiv si deputet i kësaj të fundit. Më pas kritikoi LDK-në se ja mbyelli dyert, por krejt vonë i hapi për vëllaun e tij dhe disi i rregulloi raportet. Do kujtohet edhe për një vrasje në Skenderaj, por që ka thënë se e ka bërë në vetmbrojtje.

Gjylnaze Syla (AAK) – do kujtohet si nënshkruese e pavarësisë dhe më pas nuk u mor aktivisht me politik.

Hafize Hajdini (SLS) – poashtu do kujtohet si nënshkruese e pavarësisë. Sigurisht gjë e madhe kjo. Emri i saj do mbetet në histori.

Hajdin Abazi (PDK) – ishte deputet në legjislaturën 2007-2010 pra kur u nënshkrua pavarësia, për çka do mbahet mend.

Hajredin Kuci (PDK) – i përfshirë në çdo qeveri që drejtoi Thaçi, ku mbajti pozitën e zv.kryeministrit dhe minsitrit të Drejtësisë. Pozitën e zv.kryeministrit e mbajti edhe në qeverinë “Mustafa”,  Nuk është i përfshirë në qeverinë “Haradinaj” pasi nuk mban asnjë post. Megjithatë është aktiv në PDK dhe një prej kryesorëve, ndërsa jep mësim edhe në universitetin e Prishtinës dhe në ato private.

Hydajet Hyseni (PDK – VV)  – dikur ish deputet i PDK-së, tash një nga figurat kyçe ne Vetëvendosje. Është aktiv në këtë parti dhe një nga të besuarit e Kurtit dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Ibrahim Makolli (AKR) – ish sekretar i partisë së Pacollit dhe ish-minsitër i Diasporës. Ai nuk merret aktivisht me politik, ndërsa tani mban postin e kryetarit të delegacionit për persona të zhdukur.

Ibrahim Selmanaj (AAK) – që nga nënshkrimi i pavarësisë nuk ka qenë aktiv të paktën në politikën e nivelit të lartë.

Kaçusha Jashari (PDK)– një politikane e vjetër, por që ka kohë që i ka thënë lamtumirë marrjes aktive me politikë.

Kolë Berisha (LDK) – do kujtohet edhe si kryekuvendar i “urtë”. Edhe ky ka vite që s’është aktiv, por rrugën e tij po e trason djali.

Kosara Nikolić – mund të krenohet se ka nënshkruar pavarësinë.

Luljeta Shehu (LDK) – edhe kjo është me fat që ka nënshkruar pavarësinë, nuk është marrë aktivisht me politikë.

Lulzim Zeneli (LDK-LDD) – ish kryetar i forumit rinor të LDK-së që u largua nga kjo parti pas përçarjes që ndodhi dhe ju bashkua krahut të Dacit. Ishte mjaft kritik ndaj qeverisë “Thaçi 1”. Ka kohë që ka lënë politikën.

Melihate Tërmkolli (LDK) – mbajti pozitën e ministres së Administratës Publike, ndërsa ishte dhe një zë i forte anti-PDK. Pas disa përçarjeve që kishte në LDK kaloi në AAK, por pas ca muajsh u rikthye në folenë e saj të vjetër. Në zgjedhjet e 11 qershorit nuk arriti të ribëhet deputete.

Myrvete Pantina (LDK) – mund të krenohet se ka nënshkruar pavarësinë, s’merret aktivisht me politikë, të paktën në nivele të larta.

Naim Maloku (AAK) – një ushtarak i dalluar. Pas largimit nga AAK kaloi në AKR por më pas u tërhoq nga politika.

Nexhat Daci – ish-kryetar i LDD-së, parti që formoi pas përçarjes në LDK. Pasi nuk i dhezi akademiku u tërhoq nga politika. Së fundmi është emëruar kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Myzejene Selmani (AKR) – që nga koha kur AKR nuk arriti të futet në parlament vite më parë ka mbetur jashtë skenës politike. Në zgjedhjet nacionale nuk arriti të ribëhet deputete, poashtu nuk është rehatuar në ndonjë post. Aktivisht merret vetëm me politikën brenda AKR-së, ku deklarohet për media për fushën e ekonomisë. Sa ka qenë deputete ka ushtruar edhe pozitën e kryetares së komisionit kuvendar për ekonomi, tregti dhe industri. Do mbahet mend edhe si deputetja që qau në sallën plenare të Kuvendit, ndodhi kjo kur Behgjet Pacolli u zgjodh president.

Naim Rrustemi (PDK – ish deputet i pavarur) – përveç si nënshkrues i pavarësisë do mbahet mend edhe si deputet iniciator që dërgoi në Kushtetuese, Fatmir Sejdiun, për mbajtjen e dy posteve si president dhe kryetar i LDK-së, për çka gjykata e rrëzoi nga posti i presidentit.

Numan Baliç – ish-deputet nga komuniteti boshnjak që pati fatin ta nënshkruajë pavarësinë. Ai vazhdon të merret me politikë. Ka qenë ministri i parë i shëndetësisë së pasluftës, ndërsa së fundmi u emërua nga Haradinaj në poztine  zv.ministrit por u shkarkua më pas.

Nurishahe Hulaj (LDK) – poashtu një deputete që do mbahet mend vetëm pse nënshkroi pavarësinë.

Qamile Morina (LDK) – përveç si nënshkruese e pavarësisë do kujtohet edhe si deputete që la LDK-në për LDD-në e Dacit. Me profesion është mjeke ku vazhdon të punoi.

Ramadan Gashi (PDK) – një figure që partia nuk e la pa post. U emërua konsull në Belgjikë.

Ramë Manaj (LDK) – ishte zv.kryeministër në qeverinë “Thaçi 1”. Njeri i afërt me Sejdiun, por prej rëies së këtij të fundit ra edhe politikani nga Gllareva e Klinës. Ka kohë që ushtron detyrën e drejtorit të Arktivit të Kosovës.

Ramë Buja (PDK) – mbajti pozitën e minsitrit të Arsimit dhe një njeri ndikim në parti. Por pas ardhjes së Veselit në krye të partisë u dorëhoq nga strukturat.

Rrustem Mustafa (PDK) – një ish-komandat që njihet si i “fuqishëm” në Prishtinë e Podujevë. I përballë me disa procese gjyqësore. Sot nuk është aktiv aq shumë në politikë. Nuk ka ndonjë post në qeveri.

Sabit Rrahmani – një deputet nga komunitetet. Sigurisht një njeri me fat që nënshkroi pavarësinë.

Sadik Idriz – edhe emri i tij do përmendet vetëm si nënshkrues i pavarësisë, nuk ka ndonjë CV të pasur politike.

Sanije Aliaj – nuk vazhdoi të merret me politikë. Emri i saj do kujtohet si nënshkruese e pavarësisë. Sigurisht kjo një e arritur për të.

Synavere Rysha (LDK-LDD) – kur u përça LDK pas vekjes së Rugovës, ajo kaloi në LDD. Më pas u kthye në LDK. Deputete ishte edhe në mandatin e kaluar po jo në aktualin.

Zef Morina (LDK) – mban postin e kryetarit të Partisë Demokristiane për Integrim. Si arritje më e madhe për të përveç nënshkrimit të pavarësisë është se pasluftës drejtoi edhe Ministrinë e Transporteve. Ai nuk është aq aktiv në politikë, por aktivizohet në kohë zgjedhjes kur lidh koalicion parazgjedhor me LDK-në, këtë e ka bërë disa vite me radhë. /tesheshi.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY