Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nëna në azil, djali nuk e pa prej 7 vitesh, por sonte..

17/02/2018
Nëna në azil, djali nuk e pa prej 7 vitesh, por sonte..
Share on FacebookShare on Whatsapp

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, solli në studion e “Top Channel” një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.

Jorgji Bincani, jeton në azil prej vitit 2010 dhe shkak për këtë u bënë konfliktet me nusen e djalit. Që prej asaj kohe, ajo nuk i sheh më, asnjërin prej tyre, as të birin e as nipërit.

“Dua të të bëj të lumtur” bëri të mundur ritakimin e nënë Jorgjisë me të birin Nikon, i cili mbeti pa fjalë për ballë portretit të së ëmës, që kish pranuar të hidhte gjithçka pas krahëve, vetëm që të mos humbiste kontaktet me djalin.

Krah Nikos, u ul me kërkesë të nënë Jorgjisë edhe nusja, e cila shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për ato çfarë kishin kaluar, me justifikimin se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum (paslindje).

Asnjë nuk i përmbajti dot lotët, kur mbesa e nënë Jorgjisë nisi të qarën me ngashërim, për gjyshen që s’e shihte prej vitesh.

Në fund të programit, familja u bashkua, por megjithatë nënë Jorgjia do të vazhdojë të jetojë në azil, e vetmja gjë që ajo kërkon është të mos harrohet nga familja e saj.

E moshuara Jorgji Vincani dëshmon se në azilin e Gjirokastrës, ku janë të strehuar shumë të moshuar, ndodh që fëmijët të shkojnë t’i marrin prindërit dhe t’i kthejnë atje pas një muaji sërish.

Pas një bisede në studio, djali dhe nusja i kërkojnë nënës që të rikthehet serish tek ata, por ajo nuk ka pranuar duke iu referuar rasteve të sipërpërmendura.

“Mjafton që ju të kujtoheni, të flasim në telefon, që edhe unë ta di që kam një njeri”, – është shprehur Jorgji Vincani.

Tags: arbana osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.