FOTO/ Kosova i hap rrugë liberalizimit të vizave, Thaçi – Vujanoviç firmosin...

FOTO/ Kosova i hap rrugë liberalizimit të vizave, Thaçi – Vujanoviç firmosin demarkacionin me Malin e Zi

130
0
Shares

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar para pak minutash se sapo ka nënshkruar marrëveshjen e Demarkacionit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe se ky lajm nënkupton tani, se iu hap rruga liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Mesazhi i Hashim Thaçit në rrjetet sociale

Sapo prezantova deklaratën e përbashkët, që kam nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Falënderoj presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe perkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë. Prandaj, jam i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë, ta ratifikojnë marrëveshjen. Urime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY