ASTRIT PATOZI/ Edi Rama dhe Ilir Meta plaçkitësa race…

ASTRIT PATOZI/ Edi Rama dhe Ilir Meta plaçkitësa race…

343
0
Shares

 

astrit patozi, vogel

Astrit Patozi

Janë kaq të pangjashëm me njëri-tjetrin, sa të krijojnë përshtypjen se kanë lindur për të bërë luftë dhe për të qenë armiq të përjetshëm. Janë tmerrësisht të ndryshëm, në stil, në shtat, në fjalor, në formim, në shkollim, në shije, në veshje, në sjellje, në karakter, në deformim, në artikulim, në vetëmohim dhe gati në gjithçka tjetër.
Por ata ngjasojnë si binjakë vetëm në një pikë.
Të dy janë plaçkitës race dhe sa kohë që do të ketë ende diçka për të ndarë ata nuk do të shqiten kurrë nga njëri-tjetri. Pavarësisht telenovelave periodike dhe “të rënëve” nga lukunitë përkatëse, që u prijnë, të cilat po e shqyejnë prej vitesh pa mëshirë atdheun.
Ndaj, nëse duam realisht të shpëtojmë prej tyre, ka vetëm një mënyrë: Të mos presim “të zihen” prapë, por t’i shkulim të dy njëherësh, pa shpresuar asnjëherë te 1 prilli, i cili nuk vjen asnjëherë për mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY