Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRI/ Durrës, qytetari filmon hajdutin duke hyrë në banesë

15/02/2018
VIDEO & EMRI/ Durrës, qytetari filmon hajdutin duke hyrë në banesë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk ishte hera e parë që grabiste banesa, por këtë herë nuk ka mundur do të shpëtojë pa u vënë re. Ka qenë një qytetar që ka filmuar teksa grabitësi në mes të ditës ka hyrë në një banesë për të vjedhur. Më pas qytetari ka dërguar videon në polici ku dhe kjo e fundit ka nisur punën për kapjen e tij.  Policia ka vënë në pranga Amarildo Vezi  27 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë

Efektivët e policisë në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, brenda 24-orëve kanë finalizuar dy operacione policore të koduara “Home”dhe”Bar”.

Operacioni”Home”është realizuar falë punës së bërë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve.

Ditën e djeshme, një qytetar sapo ka pikasur një shtetas, I cili po hynte nga ballkoni I një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.

Uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur, konkretisht Amarildo Vezi 27 vjeç, banues në Durrës.

Vezi, më datë 14. 02. 2018, në lagjen Nr. 3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni I një apartamenti.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 07. 02. 2018, në lagjen Nr. 7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. D.

Më datë 07. 02. 2018, në lagjen Nr. 8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. U.

Më datë 08. 02. 2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A. S.

Më datë 14. 02. 2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M. J.

Në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe sekuestruan  mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale si: kaçavida,doreza, pinca.

Në kuadër të Operacionit Policor”Bar”Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

Piraniqi, më datë 14. 02. 2018, në lagjen Nr. 8  Durrës është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit T. J.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi I mësipërm dyshohet edhe si autor I vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 30. 09. 2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur një lokal të  menaxhuar nga shtetësia E. H.

Më  datë  03. 02. 2018, në lagjen Nr. 11 Durrës  dyshohet se  ka vjedhur  lokalin në pronësi të  shtetasit I. R.

Më datë 08. 02. 2018,në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur  lokalin  në pronësi të shtetasit F. V.

Më datë 10. 02. 2018, në lagjen Nr. 6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin  në pronësi të shtetasit  A. T.

Më datë 10. 02. 2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S. B.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Tags: hajdutvjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.