Pas vendimit të Departamentit të Shtetit, i cili ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” njoftimin e DASH.
Sipas këtij njoftimi, përveç z. Llalla, hyrja nw SHBA ju ndalohet edhe bashkëshortes dhe fwmijwve tw tij.
“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, tha ambasadori Lu.
Kryediplomati amerikan në vendin tonë hoqi dyshimet nëse pas tërheqjes nga sistemi do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vetting-ut.
“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/