Nishani të premten mbledh Këshillin e Sigurisë për Balilin

Nishani të premten mbledh Këshillin e Sigurisë për Balilin

68
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të mbledhë ditën e premte në orën 12 Këshillin Kombëtar të Sigurisë.
Mbledhja do të nisë rreth orës 12:00, ndërsa tema e diskutimit është arrestimi i atij që është quajtur “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë u kërkua disa ditë më parë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Presidenca pranoi kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për çështjen “Balili”.
Ajo thotë se ekziston shqetësimi i partnerëve amerikanë dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrave të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.
“Si dhe rrezikut që ekziston tashmë nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, apo edhe bazave të tyre, që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit”, tha Olsi Lafe, drejtor i Kabinetit të Presidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY