Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha pas takimit me ambasadorët: Protesta nëse nuk bëhet reforma zgjedhore

31/01/2017
Basha pas takimit me ambasadorët: Protesta nëse nuk bëhet reforma zgjedhore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë sot se PD-ja do të organizojë protesta mbarëqytetare në të gjithë vendin nëse nuk bëhet reforma zgjedhore që përfshin votim dhe numërim elektronik.
Nga selia blu, Basha tha pas takimit me ambasadorët amerikanë dhe të OSBE-së se nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë individët.
Ai komentoi edhe largimin e Manjanit nga ministër i Drejtësisë, duke thënë se kjo provon se qeveria është e kapur dhe se koalicioni ka rënë.
“Qeveria është e kapur nga krimi, Balili dhe Habilajt. Janë dy anëtarë të kabinetit qeveritar që e dëhsmojnë këtë”, tha Basha.
I pyetur për votimin elektronik dhe takimin me dy ambasadorët, Basha tha se nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë individët, por qytetarët.
“Nuk ka fare rëndësi se çfarë mendojnë individët. Mesazhi i shqiptarëve është i qartë sot. Duan zgjedhje me standarde. Ne jemi për një aksion të gjërë politik e qytetar. Po shqyrtojmë mundësinë e protestave dhe bashkë me qytetarët do të zhvillojmë të tilla masive”, tha Basha.

 

Deklarat e plotë e Lulzim Bashës

“Rama pakt me krimin, nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Mbledhja e grupit parlamentar më dha rastin të informoj edhe parlamentarët tanë për rezultatet e vizitës time në Uashington, Bruksel dhe Berlin, me theks të veçantë për angazhimin e faktorit ndërkombëtar, partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Europian, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të kriminalizimit të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë probleme që opozita i ka denoncuar prej tre vitesh. Këto janë probleme për të cilat opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligjet, siç është ligji për dekriminalizimin. Por, që për fat të keq, nuk po gjen zbatim për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Vullneti politik mungon sepse Edi Rama dhe koalicioni i tij qeverisës e ka lidhur fatin e tij me krimin, me drogën. Kjo u pa qartësisht edhe nga lëvizjet e fundit politike brenda koalicionit, të cilat kanë asgjësuar “de facto” një koalicion politik dhe kanë shpalosur para shqiptarëve një qeveri e cila diktohet nga bandat e krimit të organizuar.
Nuk ka, në këtë kuptim, asgjë të re nga zhvillimet e fundit politike brenda qeverisë. Por ka diçka të dobishme për çdo shqiptar dhe shqiptare, të djathtë apo të majtë, edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë: Dhe kjo është dëshmia jo e një, por e dy anëtarëve të kabinetit dhe anëtarëve të tjerë të mazhorancës, se lidhjet me krimin, me Balilin dhe balilajt, me habilajt dhe bandat e tjera të krimit të organizuar, Edi Rama i ka në funksion të kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kjo është arsyeja pse nuk pranon votimin elektronik. Ndonëse votimi elektronik nuk zgjidh çdo problem, por në masë të madhe skemën kriminale të përdorimit të bandave, të drogës, të policisë tutore të kanabisit, të policisë që sillet si bandë për zgjedhjet. Pa dyshim që votimi elektronik është një masë e cila jep besim tek votuesit.

Mbështetet kjo ide nga ndërkombëtarët z. Basha, dhe nga ambasadori i OSBE-së?
Nuk ka fare rëndësi se çfarë mendojnë individët. Zgjidhjet që ne kemi shtruar në tavolinë janë plotësisht të mundshme dhe unë kam pasur rastin ta diskutoj edhe sot me bashkëbiseduesit që kanë qenë të pranishëm në Partinë Demokratike. Por mesazhi që kam për shqiptarët sot, dhe që ndava edhe me anëtarët e grupit, është se koha për zgjidhje institucionale po mbaron me shpejtësi. Nuk ka vullnet për zgjidhje institucionale. Qeveria po luan me kohën. Çdo ditë që kalon është një alibi për të shteruar opsionet e zgjidhjeve institucionale. Ndaj koha po vjen për një aksion mbarë qytetar, një aksion politik mbarë qytetar.

E keni fjalën për protesta?
Sigurisht! Një aksion politik mbarë qytetar sepse në fund të fundit çdo shqiptar duhet t’i bëjë vetes pyetjen: A mund të ndërtojë jetën e tij, të fëmijëve të tij, të fëmijëve të saj, në një vend ku nuk garantohet vota? A ia vlen, të ngrihemi për të garantuar lirinë e votës, dinjitetin dhe lirinë individuale që vjen përmes lirisë së votës?
Unë besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetje, sepse e kundërta do të thotë një Shqipëri pa të ardhshme. Ndaj Partia Demokratike po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, të aksionit politik qytetar të protestave, për të arritur përmes një bashkimi të madh qytetar, atë që kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në palcë ka refuzuar ta bëjë tashmë përmes rrugës institucionale.
Ju jeni të gjithë dëshmitar, publiku është dëshmitar që unë si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike prej tre vite e gjysmë, jam përpjekur dhe kam luftuar fort për zgjidhje institucionale. Dëshmitë tronditëse që vijnë nga vetë gjiri i qeverisë tregojnë që ky është një gjiriz dhe jo më kornizë institucionale. Ndaj u takon qytetarëve të marrin përsipër fatet e tyre, opozitën dhe Partinë Demokratike do t’i kenë në ballë të kësaj beteje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.