TIRANË/Kredi të butë për shtëpi, aplikimi tjetër në fund të shkurtit

TIRANË/Kredi të butë për shtëpi, aplikimi tjetër në fund të shkurtit

363
0
Shares

Të gjithë ata çifte të reja që duan të përfitojnë nga kreditë e buta dhe të blejnë shtëpi, në fund të muajit shkurt do të nisin aplikimet për të përfituar nga kjo skemë, deklaroi sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai ndodhej për vizitë në banesën e një çifti të ri që e kishin blerë falë kredisë së butë kur njoftoi edhe për afatet e aplikimit të ri.

“Në strehëzën e bukur dhe të ngrohtë të Albit dhe Adelës , përfitues të kredisë së butë nga Bashkia e Tiranës. Në fund të shkurtit nisim thirrjen e dytë për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi.”, shkruan Veliaj.

Projekti “Subvencionimi i interesave të kredisë”, është një projekt i cili zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Vitin e kaluar nga ky projekt u miratuan 1000 familje përfituese të kredisë, fond i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Ky program do të përsëritet sërish duke filluar nga muaji shkurt 2018, për t’i ardhur në ndihmë atyre familjeve që nuk arritën të kapin afatet për plotësimin e dokumentacionit gjatë thirrjes së parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY