Mbledhja e kryesisë së PS, strategji për tiu imponuar LSI-së

Mbledhja e kryesisë së PS, strategji për tiu imponuar LSI-së

52
0
Shares

E thirrur si “urgjente”, për zëvendëskryeministrin Niko Peleshi mbledhja e sotme e kryesisë së PS-së, ishte “e zakonshme”.
“Mbledhja e Kryesisë ishte një mbledhje e zakonshme që i shkon për shtat pikërisht kësaj filozofie”, u shpreh Peleshi.
Por përpos kësaj në deklarimin e tij në përfundim të mbledhjes, Peleshi la të kuptojë se kjo mbledhje ishte “strategjike” për t’ju imponuar LSI-së, për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet e 18 qershorit 2016.
“Edhe në emër të Kryesisë mund të rikonfirmoj se ne kemi një dhe vetëm një qasje në koalicion, qasja jonë është strategjike, nuk është qasje taktike. Mirëkuptojmë dhe nuk është në dorën tonë që partitë në koalicion të kenë qasjet e tyre taktike, por kjo nuk ndryshon qasjen tonë strategjike të koalicionit në bashkëqeverisje. Kështu është sot dhe kështu do jetë dhe nesër. Le ta dëgjojë dhe komuniteti, populli, por dhe partitë tona aleate se strategjia jonë për të qeverisur vendin në ritmin e pa devijuar të reformave që nuk janë të thjeshta dhe kërkojnë punë të palodhur, të cilat kërkojnë angazhim dhe nuk na lënë kohë të lirë për taktika, nuk do ndryshojë.
Mund të mirëkuptojmë që partitë në koalicion të kenë taktika elektorale të cilat sa kohë nuk dëmtojnë qasjen tonë strategjikë janë të mirëkuptuara”, u shpreh Peleshi.
Lidhur me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, Peleshi shtoi se, “ato deklarata vetëm sa shpjeguan shumë qartësisht arsyet se pse ai vendim që u mor për shkarkimin e zotit Manjani ishte i drejtë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY