Rama shkon sërish në zyrën e Metës

Rama shkon sërish në zyrën e Metës

67
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është takuar sërish sot me kreun e Kuvendit, Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.
Takimi mes tyre është i dyti në tre ditët e fundit, ndërkohë që në takimin e dy ditëve më parë u vendos edhe shkarkimi i Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë dhe zëvendësimi i tij me Petrit Vasilit.
Por gjatë ditës së djeshme ka pasur dy deklarata të forta si nga Ilir Meta ashtu edhe nga Edi Rama.
Kreu i Kuvendit ishte i pari që deklaroi në një konferencë me gazetarët se nëse PS i ka 71 vota në Kuvend, ai është i gatshëm që ta nxjerrë LSI-në në opozitë.
Nga ana tjetër përgjigjja e Ramës ishte e menjëhershme.
Në mbledhjen e kryesisë në mbrëmje Rama tha se me FRD-në dhe PDIU-në mund ti marrin 71 mandate në zgjedhjet e 18 qershorit, duke iu referuar rezultatit të katër viteve më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY