Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur sot akuzave të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Ministri i LSI-së bëri disa akuza pak ditë parë dhe ndër të tjera përmendi edhe Vangjush Dakon.
“Sot duhet të ishte Grida Duma në krye të Bashkisë Durrës dhe jo Vangjush Dako. A ka mundësi të kalojë kaq kohë e të mos takohesh dot me Kryetarin e Bashkisë? A ka mundësi që të ndodh që ky Kryetar Bashkie mos të dëgjojë asnjë këshilltar kur hartohet një buxhet për të pyetur si e mendon?”, tha Koka.
Ndërsa sot, gjatë një aktiviteti me ministrin Tahiri, Dako tha se “unë nuk merrem me llafe dhe deklarata, merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetaret që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit”.
Sipas tij “Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do tu shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na e besojne neve Pavaresisht deklaratave, qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan punë dhe shërbime nga neve drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit. Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan të jem unë në krye të Bashkisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/