A rrezikohet Edmond Haxhinasto!

A rrezikohet Edmond Haxhinasto!

331
0
Shares

Ish-ministri i LSI-së tek Transportet, Edmond Haxhinasto, po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan fill pas arrestit me burg per ish-drejtorin e rrugeve Dashamir Xhika.

Mësohet se verifikimet për Haxhinaston kanë nisur për shkak se nuk ka marrë masa pas disa auditeve që janë bërë për këtë rrugë e cila nisi punimet ne vititn 2011 dhe ende nuk ka perfunduar.

Për këtë dosje Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka të kallëzuar penalisht nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogariti në 53 milionë dollarë.

Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër, pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY