ALARMI/ Britani, organizatat kriminale shqiptare “zotër të trafikut të kokainës”

ALARMI/ Britani, organizatat kriminale shqiptare “zotër të trafikut të kokainës”

141
0
Shares
Foto Ilustruese, droge e bllokuar nga policia britanike

Gazeta britanike ‘The Independent’ raporton se organizatat kriminale shqiptare janë duke kontrolluar tregun e kokainës në Britaninë e Madhe.

Sipas gazetës, “megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0.8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar-përpara tyre renditen organizatat kriminale britanike (61,6%), ato konsiderohen nga Agjencia Kombëtare e Antikrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë”.

Në shkrim theksohet se bandat kriminale shqiptare e kanë kthyer Londrën në bazën kryesore të zhvillimit të aktivitetit të tyre kriminal.

Në korrik të 2017, media britanike, The Guardian raportoi se Agjencia Kombëtare e Antikrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] në analizën vjetore mbi krimin e organizuar paralajmëroi se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën” dhe se ato kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”.

Për këtë arsye edhe hetimet e policisë britanike janë përqendruar më shumë në kapjen e grupeve kriminale shqiptare.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY