Kreu i PD-së Lulzim asha, ka ripërsëritur sot, rrezikun kërcënues të vjedhjes së zgjedhjeve nga mazhoranca qeverisëse. Këtë rrezik, Basha e ka ripërsëritur në fjalën e tij, në fillim të mbledhjes së sotme të kryesisë së PD-së.
Sipas Bashës, lukunia e krimit dhe lumi parave të pista do të përdoren për vjedhjen e zgjedhjeve.
“Edi Rama me skuadrilje kriminelësh po përgatit vjedhjen e e zgjedhjeve. Lukunia e krimit dhe lumi parave të pista do të përdoren për vjedhjen e zgjedhjeve. Miliardët e korrupsionit me koncesioneve do të përdoren jo vetëm për luksin por edhe për vjedhjen e votave.
Që tani ka filluar pazar, ku i shtojnë e i heqin mandate njëri-tjetrit. Nuk i konsiderojnë fare shqiptarët. Nuk duna zgjedhje. Kanë marrë peng Shqipërinë, duan të marrin peng zgjedhjet, për të mbajtur pushtetin dhe krimin në pushtet në funksion të shtimit të pasurive të tyre”, denoncoi kreu i PD-së.
Por Basha u shpreh optimist se ky skenar do të shmanget nga njerëzit dhe reagimi i tyre i bashkuar.
“Ky skenar do të shmanget nga njerëzit dhe reagimi i tyre i bashkuar. Detyra jonë është të bëjnë gjithçka për të zgjuar e mobilizuar reagimin qytetar.
Zgjedhjet e lira janë interesi jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot është momenti i ndarjes nga krimi politik, nga qeverisja e korruptuar dhe vjedhja e zgjedhjeve. Rruga e vetme është rruga e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Opozita është e vendosur. Ftoj shqiptarët të bashkohemi me çdo kusht për të shfrytëzuar shansin për zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundoi Basha.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/