Minimumi jetik fut në sherr partinë socialiste dhe LIBRA-n. Ben Blushi e Mimoza Hafizi kërkojnë vendosjen e tij, ndërsa për shumicën kjo është e pamundur.
Përplasja PS – LIBRA u zhvendos në komisionin e Çështjeve Sociale ku prezantohej amendamenti për minimumin jetik. Për deputetin Ben Blushi, situata e varfërisë në vend është në ditët më të këqija të saj.
Për socialisten Klodjana Spahiu, ish-kolegu po i bën llogaritë gabim.
Shpërfillës tregohet ndaj saj Blushi, që i tregon se çfarë peshe ka në PS.
“Je në rreshtin e fundit të Rilindjes”, j adresua Blushi Spahiut.
Në studimet e fundit minimumi jetik për Shqipërinë është llogaritur 16000 lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/