Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MARRËVESHJA/ Kryeprokurorja Arta Marku: Ja çfarë diskutuam dhe firmosëm me Fatmir Xhafajn

02/02/2018
FOTO SHOW/ Vazhdon “tradita”, ministri i Brendshëm i radhës nënshkruan marrëveshje me Kryeprokuroren e radhës…, për të zbatuar ligjin

Takimi i sotshem

Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur takimin e sotëm midis kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga organi qendror i akzuës, mëoshes e në Prokurorinë e Përgjithshme u nënshkrua marrëveshja me ministrinë e Brendshme në funksion të Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar. Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku e priti ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes të organizuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nga Prokuroria e Përgjithshme marrëveshja çmohet me rëndësi të madhe për jetësimin e Task Forcës Ndërinstitucionale në kuadër të Planit të Veprimit të operacionit “Forca e Ligjit”.

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku ritheksoi gatishmërinë dhe angazhimin për ofrimin nga prokuroria të burimeve njerëzore dhe infrastrukturore më të mira dhe me kapacitet maksimal për përmbushjen e misionit të kësaj Marrëveshjeje.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku

“Prokuroria e Përgjithshme dëshmon me këtë marrëveshje garancinë e plotë në zbatim të ligjeve dhe në respekt të Kushtetutës, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel dhe ndaj cilitdo.

Me këtë marrëveshje dëshmojmë gjithashtu se do t’i përmbahemi plotësisht bashkëpunimit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Hapësira e veprave penale që janë objekt i kësaj Marrëveshjeje, mbetet kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe prokurorive të rretheve gjyqësore me juridiksion të zakonshëm.

Objekt i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ne angazhohemi gjithashtu me këtë marrëveshje, për forcimin e bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar, pjesëtarëve të grupeve të strukturuara e organizatave kriminale, aseteve dhe të ardhurave të tyre të paligjshme, si dhe rritjen e efektivitetit në hetimet penale dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.

Ritheksojmë se Prokuroria e Përgjithshme do të ofrojë burimet njerëzore dhe infrastrukturore më të mira dhe me kapacitet maksimal për përmbushjen e misionit të kësaj Marrëveshjeje”.

Tags: Arta MarkuFatmir Xhafajmarreveshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.