Arbjon Aliko, njëri prej të akuzuarve të Lazaratit ka adresuar akuza të renda, sot ndaj Saimir Tahirit, në sallën e gjyqit. Arbjon Aliko ka bërë mbrojtjen dhe ka adresuar akuzat e rënda në salle duke akuzuar Saimir Tahiri.
“Policia e shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në vitin 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis, sa erdhi në pushtet PS”.
Ndërkohë, sot pritet të jepet vendimi për dosjen “Lazarati 1 dhe 2”. Gjyqi ka qenë te Krimet e Rënda.
Ky gjyqi nuk ka lidhje me vrasjen e Ibrahim Bashës por vetëm me operacionin në vitin 2014.






